Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “SHKODRA N’FESTË”, KONCERTE ME KËNGËTARË TË NJOHUR NË SHESH

“Shkodra n’festë” vijon me një sërë aktivitetesh. Sot në mbrëmje, në sheshin e qytetit do të mbahet koncert nga Elvana Gjata, ndërsa nesër, një koncert nga Sidrit Bejleri.

2. “FESTON KORÇA”, KONCERTE E ARGËTIM NË QYTETIN JUGLINDOR

 “Një kartolinë nga kori ‘Lira’” do të vijë sot në orën 19:00 në Korçë në kuadër të aktiviteteve festive të fundvitit.

3. “EPOKA E ROBOTËVE” NË PALLATIN E KULTURËS NË LEZHË

Sot, në orën 18:00, në sallën e Pallatit të Kulturës në Lezhë do të vijë drama “Epoka e robotëve”.

4. “T’ERDHA NË LAGJE”, AKTIVITETE ARTISTIKE E MUZIKË NË TIRANË

Muzikë live, festival dritash, murale, dj, etj. ,do të jenë pjesë e aktivitetit “T’erdha në lagje”, që do të vijojë të mbahet te Lagjia e Artistëve, rruga “Hiqmet Delvina” në Tiranë deri më 31 dhjetor.

5. VIJOJNË SHFAQJET E BALETIT “ARRËTHYESI” NË SKENËN E TKOB-IT

Baleti “Arrëthyesi” vijon të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, aty ku magjia e fundvitit merr jetë përmes notave të Tchaikovsky-t dhe botës plot ëndrra të Clarës. Ai do të vijë edhe sonte në orën 19:00.