FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I KËNGËS PËR FËMIJË DHE ADOLESHENTË
“Tëinkle Aëards 2026”, festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë dhe adoleshentë do të mbahet në sallën e madhe të Universitetit të Arteve sot dhe nesër në orën 20:00. 36 këngë të reja nga artistë të rinj nga Shqipëria, Kosova e diaspora do të ngjiten në skenë gjatë 2 netëve me spektakël e performanca live, duke konkurruar për 20 trofe. 6 do të jepen nga juria profesioniste, 14 nga publiku.
“THIRRJA E HESHTJES”, EKSPOZITË NGA ALEKSANDËR HILA
“Thirrja e heshtjes” është ekspozita nga Aleksandër Hila, që vijon të qëndrojë e çelur prej mbrëmjes së djeshme në galerinë e artit në Shkodër.
“SONTE DO DARKOJMË NË SHTRAT” NË TEATRIN “PETRO MARKO”
Në teatrin “Petro Marko” në Vlorë do të shfaqet edhe sonte në orën 19:00 komedia “Sonte do darkojmë në shtrat”.
“KAINI DHE ABELI”, VIJOJNË SHFAQJET NË TEATRIN EKSPERIMENTAL
Në Tiranë, në Teatrin Kombëtar Eksperimental vijon të shfaqet edhe sot dhe nesër në orën 20:00, drama “Kaini dhe Abeli - Të bijtë e Adamit”.
“FERMA E KAFSHËVE” NË TEATRIN KOMBËTAR DERI MË 29 MARS
“Ferma e kafshëve” do të vijojë të shfaqet edhe sot dhe nesër në orën 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë.
“E BUKURA DHE BISHA”, SHFAQJA PËR FËMIJË TE KUKULLAT
“E bukura dhe bisha” është shfaqja për fëmijë që do të vijë te Teatri i Kukullave nesër në oraret 10:30 dhe 11:30.
“DRITËZA”, SHFAQJA PËR FËMIJË VIJON TE EKSPERIMENTALI
Teatri për fëmijë “Dritëza” do të vijojë të shfaqet te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” në Tiranë nesër në orën 10:30.
Komente












