1.FILMAT SHQIPTARË RIKTHEHEN NË EKRAN TE QENDRA “AGIMI”
“Filmat shqiptarë ndër vite” është aktiviteti që do të vijojë deri më 20 gusht në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë. Publiku mund të ndjekë filma që kanë lënë gjurmë në historinë e kinematografisë me shfaqje paradite dhe në mbrëmje.
2. “AVENTURAT E ËINNIE POOH”, SHFAQJET NGA TEATRI I KUKULLAVE
Teatri i Kukullave vijon turin veror me premierën ekskluzive të Teatrit Lëvizës, “Aventurat e Ëinnie Pooh”, një shfaqje plot ngjyra, humor dhe muzikë për të vegjlit do të shfaqet sonte në orën 19:30 në Mollas të Cërrikut, ndërsa nesër në orën 19:00 shfaqja do të vijë për publikun në Pedonalen e Tushemishtit.
3. “MARATONA E KËNGËS”, MBRËMJE ME MUZIKË E RITËM NË FIER
Koncerte, spektakle, festa dhe aktivitete folklorike vijojnë të mbahen në Fier gjatë gjithë sezonit veror. Sonte në orën 21:00, publiku është i ftuar të ndjekë "Maratonën e Këngës", një mbrëmje festive me muzikë dhe performanca artistike.
4. “VENDLINDJA NA BASHKON”, FESTA TRADICIONALE NË MIRDITË
“Vendlindja na bashkon” është festa tradicionale në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës, që do të mbahet nesër në orën 20:00. Festa do të shoqërohet me një koncert ku do të performojnë këngëtarë të njohur, në një mbrëmje festive kushtuar vendlindjes dhe traditës.
5. MBRËMJE ME MUZIKË LIVE TE KALAJA E LËKURSIT NË SARANDË
Një mbrëmje muzikore do të vijë nesër në orën 21:00 në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Në skenë do të ngjiten Mariglen Hazizaj, Pamela Veizaj dhe Florjan Saçma, duke sjellë një atmosferë festive për pushuesit dhe vizitorët.
6. AKTIVITETET E VERËS/ YLLI BAKA, KONCERT NË ERSEKË
Kalendari veror i aktiviteteve në Kolonjë vijon të sjellë koncerte dhe aktivitete artistike. Sonte në orën 20:00, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë koncertin e këngëtarit Ylli Baka në Ersekë.












Komente
Komento