Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.JAVA E EVROPËS, 55 AKTIVITETE NË TË GJITHË SHQIPËRINË
Nga 9 deri më 22 maj, Java e Evropës merr formë në qytete të ndryshme të Shqipërisë me 55 aktivitete që variojnë nga teatri, filmi, kërcimi dhe muzika, tek ekspozitat, instalacionet, performancat, bisedat artistike dhe forma të tjera të artit bashkëkohor.
2. “TEFTA TASHKO KOÇO – KËNGA IME NDAJ NAT’HERË” NË VLORË
“Kënga ime ndaj nat’ herë”, një përkujtim artistik për këngëtaren lirike Tefta Tashko Koço do të vijë në teatrin “Petro Marko” në Vlorë nesër në orën 19:00. Në skenë do të interpretojnë sopranoja Renisa Laçka, tenori Denis Skura dhe pianistja Merita Rexha Tërshana, ndërsa Balina Bodinaku do të sjellë një podkast skenik.
3. “A JE ILIR MË 9 MAJ” NGA ILIR KASO NË DITËN E EVROPËS
“A je Ilir më 9 Maj” është ekspozita nga Ilir Kaso, më 9 maj në orën 19:00 në qendrën “Trekëndor” në Tiranë. Bëhet fjalë për një projekt performativ, që nis nga një fakt konkret: ditëlindja e artistit Ilir Kaso përkon me 9 Majin, Ditën e Evropës. Një datë personale dhe një datë institucionale bashkëjetojnë, duke krijuar një tension mes përvojës intime dhe simbolikës kolektive
4. “MOTO FEST SHKODRA 2026”, MUZIKË ‘LIVE’ NGA EUGENT BUSHPEPA
Më 9 maj në ora 21:00, zemra e Shkodrës do të rrahë në ritmin e motorëve, adrenalinës dhe muzikës live në “Moto Fest Shkodra 2026”. I ftuar special do të jetë këngëtari Gent Bushpepa.
5. “SOUNDSCAPE”, AKTIVITET ME MUZIKË MODERNE NË GJIROKASTËR
“Soundscape” do të mbahet më 9 maj në kalanë e Gjirokastrës, një aktivitet që sjell muzikë moderne në një nga destinacionet më ikonike të vendit.
6. “KLLOUNI”, SHFAQJA E CIRKUT KOMBËTAR NË TEATRIN E KUKULLAVE
“Kllouni” është shfaqja e repertorit nga Cirku Kombëtar, që do të vijë nesër, në 9 maj në orën 17:00 në Teatrin e Kukullave në Tiranë.
7. “TRE DERRKUCËT”, SHFAQJA PËR FËMIJË NË TEATRIN E KUKULLAVE
Teatri për fëmijë “Tre derrkucët” do të shfaqet te Teatri i Kukullave më 9 e 10 maj në oraret 10:30 dhe 11:30.
Komente











