1.“KAINI DHE ABELI - TË BIJTË E ADAMIT” TE EKSPERIMENTALI
“Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit” është shfaqja që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” në Tiranë edhe sonte dhe nesër në orën 20:00.
2. “MERI POPINS” RIKTHEHET PËR FËMIJËT TE TEATRI I KUKULLAVE
Me çadrën e saj fluturuese dhe çantën plot surpriza, “Meri Popins” do të vijë në skenën e Teatrit të Kukullave me një shfaqje nën regjinë e Endri Çelës nesër në 10:30 dhe 11:30.
3. DY SHFAQJET E CIRKU KOMBËTAR NË TEATRIN E KUKULLAVE
“Kllouni” është shfaqja e artistëve të Cirkut Kombëtar, që do të vijë sot në orën 17:00 në Teatrin e Kukullave, ndërsa nesër, po në orën 17:00 do të sjellin shfaqjen “Kartolinë për 65 vjetorin”.
4. “DHIA KURESHTARE E HASIT” VJEN PËR FËMIJËT NË “METROPOL”
“Dhia Kureshtare e Hasit”, një shfaqje për fëmijë dhe familje, e mbushur me muzikë, humor dhe atmosferë shqiptare do të vijë në teatrin “Metropol” nesër në orën 11:00.
5. “NUK DËGJOJ, NUK SHIKOJ, NUK FLAS” NË TEATRIN “SKAMPA”
Tre burra dhe një grua ju presin në teatrin “Skampa” në shfaqjen me regji nga Donard Hasani, “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, sot dhe nesër në orën 19:00.
6. “FAMILJA ASTARI – HË SOT HË NESËR”, SHFAQJE NË AKADEMI
“Familja Astari – Hë sot hë nesër” është shfaqja që do të vijë në Akademinë e Arteve në Tiranë sonte dhe nesër në orën 19:00.
7. “DRITËZA” VJEN PËR FËMIJËT NË SKENËN E TEATRIT EKSPERIMENTAL
Teatri për fëmijë “Dritëza” rivjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë nesër në orën 10:30.
8. “12 BURRA TË ZEMËRUAR” NË SKENËN E TEATRIT KOMBËTAR
“12 burra të zemëruar” do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës edhe sot dhe nesër në orën 20:00.
Komente












