1. VERA KULTURORE/ NATA E MADHE FESTIVE NË LUNGOMARE TË VLORËS

Koncerti “Vera kulturore” do të vijë në Vlorë për një natë të madhe festive në kinemanë verore në Lungomare, mbrëmjen e sotme, më 29 gusht. Në skenë do të ngjiten artistë të mirënjohur.

2. TEATRI/ DHJETË DITË SHFAQJESH NË “KOKO FEST” NË KORÇË

Festivali i teatrit “Koko Fest” vijon të mbahet në Korçë. Ai do të vazhdojë deri më 6 shtator.

3. “INKUIZITORI I MADH”, SHFAQJA NË SKENËN E TEATRIT “METROPOL

“Inkuizitori i madh” shkëputur nga Vellezërit Karamazov është shfaqja që do të vijojë të ngjitet në teatrin “Metropol” edhe sonte dhe nesër në orën 20:00.

4. “TWINKLE ON TOUR 2026 + MINIALBANIA”, FESTË NË GJIROKASTËR

Muzikë, spektakël, lojëra, fabula nga mitologjia shqiptare, të ftuar specialë, diorama nga trashëgimia kulturore dhe energjia e artistëve të rinj të “Twinkle Awards 2026” do të udhëtojë sonte në Gjirokastër, në një mbrëmje festive në sheshin “Çerçiz Topulli”, që fillon në orën 20:00.

5. “TIRANA PA MAKINA”, 4 DITË ME MUZIKË, AKTIVITETE DHE ARGËTIM

Muzikë, komedi, uorkshope për të vegjlit, shitje gjërash të përdorura etj., vijojnë të mbahen në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë gjatë aktivitetitit “Tirana pa makina”, që do të vijojë edhe sot dhe nesër.

6. “FESTA E MIQËSISË”, KATËR NET FESTIME E MUZIKË NË DURRËS

“Festa e Miqësisë” po vijon të mbahet në Durrës edhe sonte dhe nesër, duke sjellë në shëtitoren “Taulantia” muzikë dhe atmosferë fantastike.