‘Shfaqje premierë’ do të vijë te Teatri i Kukullave këtë të shtunë dhe të dielën, më 22 dhe 23 mars në orën 10:30.
Koncerti klasik “Trio Italiano di Ance” do të mbahet në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër më 22 mars në orën 18:00.
Festa “Sokaku i qejfit” vjen në edicionin e saj të parë në Pazarin e Gjirokastrës më 22 mars në orën 18:00. Kjo është seria e parë e një sërë eventesh që fillojnë në qytetin e gurtë me një udhëtim përmes tingujve të kulturës polifonike deri te ritmet moderne që do të gjallërojnë rrugicat historike të Gjirokastrës.
Kartolinë për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar sjell shfaqjen e artistëve të Cirkut këtë fundjavë më 22 dhe më 23 mars në orën 11:00 në Teatrin Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë.
Shfaqja për fëmijë “Një letër për stinët” do të vihet në skenën e Teatrit Metropol këtë të shtunë dhe të diel, më 22 dhe më 23 mars në orën 11:00.
Një koncert nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar me pjesë nga Beethoven dhe Schuman, nën dirigjimin e Eddi de Nadai dhe me solist pianistin Alessandro Taverna vjen në sallën e madhe të Universitetit të Arteve mbrëmjen e sotme, më 21 mars, në orën 19:00.
“Djemtë Vezullues” do të shfaqet në skenën e Teatrit “Petro Marko” në Vlorë mbrëmjen e sotme, më 21 mars, për të vijuar edhe të shtunën dhe të dielën, më 22 dhe më 23 mars, në orën 19:00.
Teatri “15 ditë prilli” me autore Anisa Markarian dhe regjisore Driada Dervishin vijon të shfaqet edhe këtë të premte, të shtunën dhe të dielën, në orën 20:00, në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.2%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 971
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Kuarteti Iberia’, koncert te Universiteti i Arteve! ‘Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë’ te Qendra Kulturore e Fëmijëve ‘Kujtim Alija’
26 Mars, 12:29
-
Aktivitetet kulturore/ Opereta ‘Karnavalet’ te TKOB! ‘Vrasje në vjeshtë’ në Teatrin Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’
25 Mars, 12:09
-
Aktivitetet kulturore/ Filmi ‘Ngadhnjim mbi vdekjen’, te kinema ‘Millenium’! Dantedi - Dita Kombëtare e Dante Alighierit’ në Institutin Italian të Kulturës
24 Mars, 10:31
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Aktivitetet kulturore/ Orkestra Simfonike e RTSH koncert tek Universiteti i Arteve ! ‘Djemtë Vezullues’ te teatri ‘Petro Marko’, Vlorë!
20 Mars, 13:09
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Venus’ te muzeu i fotografisë ‘Marubi’, Shkodër! ‘Probleme me Pijen’ te teatri Metropol
19 Mars, 11:32
-
Aktivitetet kulturore/ 'Stina Koncertore', aktivitet në Fakultetin e Muzikës! Diskutim mbi fenomenin e përgjimit dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit ‘Tek Bunkeri’
18 Mars, 13:06
-
Aktivitetet kulturore/ Instituti Italian i Kulturës aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Poezisë! Filmi ‘Parrullat’ Tek Bunkeri
17 Mars, 12:17
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Bota e Re’, koncert instrumentalo-simfonik te TKOB! Komedia 'Gruaja e burrit tim' vijon sot dhe nesër te ArTurbina
15 Mars, 12:29
-
Aktivitetet kulturore/ Komedia ‘Gruaja e burrit tim’ te ‘ArTurbina’! ‘Klani i të divorcuarave’, te Teatri i Kukllave, Tiranë
14 Mars, 11:10
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Pranvera filloi me ardh’, koncert në Përmet! ‘Peizazh i brendshëm’ ekspozitë ‘Tek Bunkeri’
13 Mars, 13:34
-
Aktivitetet kulturore/ 'Brez pas brezi', koncert i Ansamblit Popullor te TKOB! 'Peizazh i brendshëm', ekspozitë 'Tek Bunkeri'
12 Mars, 10:52