1330 lëkundje pas tërmetit të 26 nëntorit, Eksperti: Nuk ka arsye për panik, janë drejt shuarjes

1330 lëkundje sizmike janë regjistruar pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit 2019, ndërsa për ReportTv, Ismail Hoxha eksperti sizmiologjisë shprehet se ska arsye për panik por duhet ruajtur qetësia.

Report Tv ditën e sotme ka qenë në ambientet e brendshme të laboratorit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, ku ka parë nga afër se si funksionon ky laborator dhe se si maten tërmetet.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka kryer një intervistë me punonjësit e IGJEUM, të cilët kanë thënë se monitorimi i tërmeteve dhe pajisjet për këtë janë shpërndarë në të gjithë vendin.

Ndërkohë aparaturat e IGJEUM kanë arritur të kapin edhe lëkundjen e fundit sizmike që u regjistrua teksa kamera e Report Tv ishte prezente.

Kjo lëkundje ishte me epiqendër pranë Krujës dhe me magnitudë 2.9. Ndërkohë lëkundja e mëngjesit u regjistrua në Kepin e Rodonit. Deri më tani janë shënuar në total 1330 lëkundje që nga tërmeti i së martës.

Ndërkohë punonjësi i IGJEUM, Ismail Hoxha është shprehur se në Shqipëri nuk është bërë një hartë sizmologjike prej kohësh dhe se prej 40 vjetësh nuk kishim një tërmet të këtyre përmasave që goditi më 26 nëntor.

Shqipëria sipas Hoxhës ndodhet në një zonë sizmike të lartë kjo edhe për shkak të pllakës së Adriatikut, një ndër 7 pllakat sizmike më të larta në botë.

Aksinometria e termetit 6.4 ballë nuk është transmetuar në qendër pasi stacioni i  Durrësit nuk ka bateri dhe shkëputja energjisë e beri të pamundur.

Ndalur tek stacionet sizmike rezulton se në të gjitha qytetet ka nevojë për investime, pasi për shkak të mungesës së sistemit të baterisë së matjeve aksionometrike në termetin 6.4 ballë në Durrës nuk është ruajtur për nevoja studimi.

Eksperti sizmiologjisë bën apel që në shkolla dhe kurrikula të flitet më tepër për tërmetin pasi njerëzit duhet të mësohen me këtë realitet që do të na shoqërojë gjatë.

Hoxha bën apel se institucionet shtetërore duhet të marrin masa pasi harta e rrezikut sizmik daton 40 vite më parë dhe duhet ribërë e reja.

Ndër të tjera, tha se nëse tërmeti do të kishte rënë në vitin 2000 do të kishte shumë pak dëme. Ai këtë e lidh me bumin e ndërtimeve pas viteve 2000, ku shumë prej tyre kanë qenë abuzive.

Pjesë nga intervista:

Gazetari Arsen Rusta: Sa ishte lëkundja e fundit që ra në kohën kur ne ishim këtu?

Stafi i IGJEUM: "Tërmeti i fundit ishte 2.9 i shkallës Rihter. Epiqendra ishte në rrethin e Krujës. Sot ka pasur një aktivitet të mesëm sizmik në këtë zonë. Janë regjistruar 28 ngjarje. Më e madhja ka qenë në Kepin e Rodonit që ka qenë 4.2. Ngjarje janë rreth 1330, 200 të lokalizuara",  tha një pjesëtar i stafit.

Rusta: Si funksionon instituti?

"U bënë gati 40 vjet që nuk pati tërmete të forta. Instituti jonë është në kuadër të reformës të vitit 2007-2008. Kërkim shkencor duhet të jetë i integruar. Instituti më pas u konceptua për gjeo-risqet, tërmete e përmbytje. U investua 700 milion lek të vjetra. Faza e dytë u bë memorizimi i rrjetit." tha drejtuesi i IGJEUM Ismail Hoxha.

Rusta: Më thoni pak, ekranet lart, çfarë bëjnë, çfarë masin?

Hoxha: Dy ekranet përballë janë sizmogramet në kohë reale. Të tonat por edhe grekë, italianë dhe malazezë. Stacionet tona janë në tre rrjete, tërmetet e forta që janë këtu, rrjetin e lëkundjeve mesatare dhe GPS. Rrjetet e fundit i kemi shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Rrjeti punon, por kemi dy me defekt. Pjesa tjetër është me fibra interneti vjen më i mirë."

Rusta: Tani në cilat stacione nuk punojnë?

Ismaili: Pa stacion monitorimit kemi Sarandën, Bajram Currin dhe Leskovikun. Por informohemi nga vendet e tjera. Nga fqinjët.

Rusta: Pra nuk kemi informimi?

Ismaili: Kemi nga fqinjët.

Rusta: Nëse tërmeti do kishte para vitit 2000 demet me të pakta?

Ismaili: Nëse do të kishte ndodh atëherë, për shkak të ndërtimit masiv. Lëvizjet e popullsisë. Tërmeti do të kishte dhënë sinjal dhe do të kishin qenë më të vëmendshëm në standardet e ndërtimit.

Rusta: Keni folur dhe nuk ju kanë dëgjuar?

Ismaili: Ideja është se s'dihet kur bie tërmeti. Sot kalohet edhe në panik. Tani kërkohen standarde të larta.

Foto nga laboratori i IGJEUM-it


Lajmi kryesor:

Dhjetori hyn me tërmet, sizmologu për Report Tv: 1330 lëkundje pas 26 nëntorit, por s'ka arsye për panik(VIDEO)


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?