Aktorët e humorit në shkollat e Tiranës: T'i shpjegojmë fëmijëve rreth tërmetit (VIDEO)

Argëtimi dhe kalimi i momenteve të bukura me njëri-tjetrin, janë padyshim mënyra më e mirë për të kaluar situatat e vështira me të cilat mund të jemi përballur. Pas tërmetit të dy ditëve më parë, fokusi ka qenë kryesisht tek fëmijët, në mënyrë që atyre t’u jepet informacioni i duhur për këtë fënomen, por edhe të mos u mungojë argëtimi dhe aktivitetet sportve.

Dhe këtë gjë e kanë bërë ditën e sotme aktorët e “Portokallisë”, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë disa momente të veçanta me të vegjlit e kryeqytetit.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, aktorët e humorit i janë drejtuar shkollës “Kosova” në Tiranë, ku kanë kaluar disa orë argëtimi me fëmijët, duke përcjellë edhe mesazhe inkurajuese pas tërmetit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit e rrjeteve sociale disa çaste nga këto aktivitete, ndërkohë që nuk ka kursyer as falenderimet për aktorët.

“Jeni të paparë! Faleminderit Gaz Pajës, Salsano Rrapit dhe të gjithë skuadrës Portokalli për vizitat në shkollat e Tiranës për t'u shpjeguar fëmijëve rreth tërmetit me humor e inkurajim”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa përcjell edhe videon.

Ndërkohë, në të gjithë shkollat ka pasur psikologë të cilët kanë biseduar me fëmijët rreth tërmetit dhe se si mund të kalohen situata të tilla.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja