Instituti Italian i Kulturës ka zgjedhur si temë kryesore për të prezantuar Kalendarin 2018, Ushqimin Italian.

Ushqimi si arti, tregon vlerat e tokës që e prodhon dhe të komunitetit që banon në të. Ky është kuptimi i perfomancës teatrale “Historia e Taborit dhe Magdalenës” që u dha tek “Reja” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Aktori italian Enrico Messina dhe Mirko Lodedo që performoi në fizarmonikë kanë argëtuar të ftuarit me perfomancat e tyre humoristike.

Kështu lindin tregimet; rreth një tavoline, me tingujt dhe fjalët e thjeshta të atyre që e gjejnë veten duke ndarë një vakt të gatuar me dashuri.

Historia e Taborit e Magdalenës tregohet brez pas brezi. Ikën nga shtëpia e tyre për të realizuar dashurinë e pamundur dhe e nisën jetën në kasollen e një bariu që u tregoi një fryt që ta mbillnin dhe është përhapur në tokë.

Një aktor dhe një muzikant përmes humorit tregojnë se puna e njeriut sjell të mira në tavolinë.

Ky aktivitetet është pjesë e kalendarit Javës së Kuzhina Italiane në botë që mbahet nga 20 deri më 26 nëntori.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com