Aktori Artan Imami në "Rreze Dielli"
rrëfen rikthimin e tij në teatër

Aktori Artan Imami në rrëfen rikthimin e tij në teatër
">
Në emisionin “Rreze dielli” në Report Tv ishte i ftuar aktori njëkohësisht regjisori Artan Imami ku ka shpjeguar rikthimin e tij në teatër.

Artan Imami rrefeu se në shfaqjen “Mashtrimi” është një teatër brenda teatrit aty flitet për një shkrimtar, krijues i lojërave psikologjike, personazhet bëjnë lojëra.

“Mashtrimi”është një vepër e shkruar nga Antoni Shrafer, aty kemi tradhti, xhelozi, mashtrim çdo gjë për veprën njerëzore përmblidhen brenda harkut kohorë prej dy orësh.

Intervista e plotë:

Këtë herë ju vini me veprën e Antoni Shrafer, si po shkon deri tani shfaqja?

Shfaqja nuk ka shkuar aq mirë sa dëshiroja por le të themi se mund të shkonte shumë herë më mirë se kaq, sepse mund të vinin dyfishi i spektatorëve që kanë ardhur.

Është një komedi triller që ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në të gjitha vendet e botës nga Kina deri në Alaskë.

Në shfaqje bëhet fjalë për një ngjarje të jashtëzakonshme.

Këto janë arsyet që të bënë të hidheshe në një oqean të thellë për këtë shfaqje?

Kur e kam parë për herë të parë këtë vepër ka qenë në stacionet jugosllave, e shikoja me një dëshirë të jashtëzakonshme, dëshiroja ta luaja, më pëlqente, përmban personazhe me karakter të spikatur, dialog, triller dhe është shumë argëtues.

Është një teatër brenda teatrit aty flitet për një shkrimtar, krijues i lojërave psikologjike,  personazhet bëjnë lojëra. “Mashtrimi”është një vepër e shkruar nga Antoni Shrafer flet për tradhti, xhelozi, mashtrim çdo gjë për veprën njerëzore përmblidhen brenda harkut kohorë prej dy orësh.

Ftohet publiku të hetoj ngjarjen e dedektivit, jo si një ngjarje të zakonshme, publiku kur të shikoj shfaqjen do pyes se kush është aktori ne në skenë apo ata, pra është gjithëpërfshirëse.

Unë marrë pjesë si aktorë por edhe si regjisorë, mbas kaq kohësh në skenën e “Teatrit Kombëtarë.”

Me filmin i keni shkëputur marrëdhëniet?

Jo nuk i kam shkëputur! Këtu në Shqipëri nuk jam aktivizuar por kam disa kërkesa jashtë shtetit, aty mendoj një angazhim serioz. Shpesh herë e shikoj veten në pasqyrë dhe them: "Ty Artan duhet të vijë një lajm i mirë si regjisor."

Shfaqja do të bëhet sot dhe deri të Dielën, sidomos tani është ftohtë por në teatër është ngrohtë, të gjithë ata që do e shikojnë nuk kanë për ta harruar, është një kryevepër që duhet ta shikoj secili prej shqiptarëve.

I ftoj shqiptarët të vijnë dhe ta shikojnë, sepse do të mbeten me kujtime të paharruara, në këtë martesë që interpretohet në skenë, bashkëshorti fton të dashurin e gruas dhe kërkon ta zgjidhin këtë problem, ai është i fyer në sedrën mashkullore sigurisht do ti bjeri kokës së problemit.

Në pjesën e dytë të shfaqjes vjen detektori, pas investigimit thotë se rruga më e mirë rruga më e shkurtër për në zemrën e një burri është poshtërimi, nëpërmjet një loje ku përfshihet konflikti seksual, dashnori është një gjysmë italian dhe anglezët i shikojnë emigrantët nga lartë.

Mbasi e merr dashnorin e gruas dhe e fut në grirsen e mishit dhe e bënë qofte, vjen muhabeti që ndryshojnë rolet, është një triller psikologjik.

Majkëll Kein thoshte se për këtë shfaqje në kinema nuk u çua asnjëri për të shkuar në tualet, këtu në teatër nuk guxojnë të shkojnë në tualet edhe gjatë pushimit se humbasin fjalët e para të aktit të dytë, mbas 13 minutash bie një gong dhe njerëzit fillojnë të ulen me nxitim.

Cilat janë objektivat për në vazhdim?

Mbase në të ardhmen do të ngjitem në skenë për një shfaqje në gjuhën angleze.

Marrëdhëniet me gjuhët e huaja i ke të mira?

Jo! Nuk i kam të mira, por mund të luaj, ngjitem në skenë.

Do e bënit vajzën tuaj aktore?

Është një nga profesionet më interesante, në momentin që e bënë me qetësi ekonomike, janë të pasionuar.

Një qytet pa teatër nuk është problemi i teatrit por i qytetarëve, është e para marrëdhënie.

Çfarë do doje tu thuaje shqiptarëve në këto momente, kur të shikojnë në skenë?

Mos tradhtoni atë mendim pozitiv që keni për Artan Imamin në skenë, pa modesti kamë një batutë, kam arritur në një moshë të tillë që kam fituar sigurinë, sigurisht kam edhe unë frikërat e mia profesionale, por ama jam i sigurt për një gjë.

Mund ta përmbledh me një thënie të Lorenc Rivie, “Një aktorë i madh në skenë është ai që është i qetë në skenë, sidomos kur e tregojmë në skenë.

Lavdi zotit më ka bërë më nur skenik, është një e vërtetë që po e them. Kam një moshë të tillë që kam siguri 100% në skenë.

Me cilin regjisor të huaj dëshiron të bashkëpunosh?

Do zgjidhja Peter Burg.

Cilin regjisor shqiptarë do zgjidhje për bashkëpunim?

Do bashkëpunoja me të gjithë regjisorët shqiptarë që punojnë në skenë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë