Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj feston ditëlindjen

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj feston ditëlindjen

Mehdi Malkaj

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj feston sot 72-vjetorin e lindjes. Ai njihet për role të spikatura si ai i Xha Brahos ne telekomedinë “Gjuetia e fundit” në fundvitin 1992. Me 1 janar 1993 papritmas të gjithë flasin për këtë personazh që mbante psikologjinë e një populli si barrë në kurriz, por aktori që e luante me aq mjeshtri nuk njihej.

Që nga ai moment të gjithë e njohin atë si “Xha Braho” dhe pak e pershendesin në emër. Në teatër do ta gjejmë në disa role si p.sh në rolin e Babait në dramën “Babai” e Ruzhdi Pulahës, në rolin e Shëvalit në komedinë e “Darka e të marrëve” e Veberit, në rolin e Shmalcit në dramën “Franku i V-të” e Fridrih Dyrrenmatit ; “Ne katin e dytë është parajsa”; “Nderi i kombit”; “Gomone”; “Darka e gabuar” etj.

Në kinematografi dhe telekomedi gjithashtu ai ka interpretuar në shumë role. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987. Ndërkaq ka edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin “Jeta në duart e tjetrit” në vitin 1990, roli i babait të Lolos në filmin “Shpella e piratëve në vitin 1991 etj Pa harruar ato ne telekomeditë dhe skeçet ku padyshim me I suksesshmi mbetet Xha Braho.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën