Aktori i 'Portokalli' Erdit Asllanaj i dashuruar: Kam një njeri të rëndësishëm në jetën time

“Drejtori” i Portokalli Erdit Asllanaj ka rrëfyer në studion e “Rreze Dielli” në Report TV se është i dashuruar dhe ka një lidhje të rëndësishme.

Aktori tregoi se e dashura e tij nuk i përket fushës së artit e ndonjëherë nuk e kupton stilin e tij të punës apo edhe frymëzimin si aktor që ndodh të të zgjojë edhe në 4 të mëngjesit.

Është dikush shumë i rëndësishëm në jetën time. U emocionova tani. Nuk është e fushës për fatë të keq.  Nuk e kupton që mund të zgjasin provat deri në 3 të natës, mund të zgjohesh në 4 të mëngjesit dhe të shkruash. “Ca po bën thotë, fike dritën

Erdit Asllanaj, aktor

Asllanaj, i njohur për publikun me 2 personazhet më të spikatura të tij të “Drejtorit” dhe “Doktorit” në spektaklin e përjavshëm të humorit “Portokalli” u shpreh se ndihet i lumtur që ka gjetur një njeri që e mbështet në jetë, pavarësisht se e dashura ndonjëherë edhe bezdiset nga fama e tij.  

Është një lidhje e konsoliduar , unë ndihem shumë mirë . Jam shumë i lumtur që kam dikë që më mbështet kaq shumë në çdo aspekt të jetës time. Ajo më ka kuptuar që në fillim . Ka dhe raste që shqetësohet për famën time, por mirëkuptohemi. Siç unë di të ndaj punën nga jeta personale edhe ajo e kupton pjesën time të punës dhe të jetës

Erdit Asllanaj, aktor

Ndërkaq i pyetur se si janë njohur me të dashurën, aktori u përgjigj fare thjeshtë me një batutë humori:

“Në një takim me miqtë. Më pa, e pashë, më pa e pashë. Ço një birrë atje”

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Portokalesh qe prodhon vecse zhurmë: 26/06/2018 14:45

    Portokalesh!

    Përgjigju
  • Ardi: 26/06/2018 14:22

    Vertete ështtê i vetmi aktor i portokallisë origjinal,të bën të qeshëshh me origjinalitetin pa shtremberuar fytyren,pa deformuar zerin,vetem humori i tekstit dhe menyra e shprrehjes prej tij te kennaqinn dhe te bejne te qeshish, bravo te lumte dhe suksese

    Përgjigju
  • Roza: 26/06/2018 13:45

    E shikoj Portokalline vetem per kete personazh doktorin qe e luan aq bukur ky aktor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)