Aktori italian Gabriel Garko në
Tiranë, “lumë” fansesh femra
VD/Mbërritja e Gabriel Garkos në Tiranë

Aktori italian Gabriel Garko në<br />Tiranë, “lumë” fansesh femra<br />VD/Mbërritja e Gabriel Garkos në Tiranë
Ai është një nga meshkujt më seksi dhe më të kërkuar  të kinematografisë italiane. I njohur për rolet e tij të shumta në seriale dhe filma në Itali ku kryesisht pa patur rolin e protagonistit.
 
Por mbrëmjen e  djeshme aktori Italian Gabriel Garko ka qenë i pranishëm në një nga clubet e Tiranës, ku për disa orë ka qëndruar për të bërë foto me fansat shqiptare, të cilat ishin të shumta në numër e sidomos femra.

Gabriel Garko

Në këto video shohim ardhjen e aktorit në Rinas, akodomin e tij në hotel “Rogner”  dhe më pas për në mbrëmjen e organizuar ku kryefjala ishte aktori italian.
 
Ai është shprehur i lumtur për mikpritjen, madje ka theksuar se ishe i lumtur edhe për praninë  e meshkujve pasi sipas tij  ishte publiku më i vështirë për tu bërë për vete. 
 
Gabriel Garko, emri i vërtetë i të cilit është Dario Oliviero ka qenë pjesë e prodhimeve kinematografike si, “Paparazzi”, “Callas Forever”, “Una donna in fuga”, “Incompresa”, etj si dhe në seriale si “Angelo Nero”, “Il Bello delle donne”, “ L’onore e il rispetto”, “Ochi verde veleno” etj. 
 
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit