Sot festohet dita e "Kurban Bajramit", e cila është një ditë e veçantë për të gjithë besimtarët myslimanë. Shqiptarët dhe turqit janë dy prej popujve që e festojnë këtë ditë, dhe shumë prej tyre bëjnë urime të ndryshme në rrjetet sociale.
Aktori turk Tolgahan Sayışman ka zgjedhur t’i urojë të gjithë ndjekësit e tij edhe në gjuhën shqipe. “Gëzuar Bajramin,”- shkruan Tolga në postimin e tij në story në Instagram. Aktori turk është i martuar me moderatoren shqiptare Almeda Abazin, dhe normalisht gjuha jonë është mjaft e përditshme për të.

Urimi i aktorit turk në shqip
/Shqiptarja.com
Komento
Komente

