Aktorja e njohur Rajmonda Bulku është infektuar me Covid-19. Burime për "ReportTv" bëjnë me dije se aktorja 62-vjeçare është në gjendje të stabilizuar dhe po e kalon infeksionin në shtëpi, ku është vetëkarantinuar.

Rajmonda Bulku është ndër aktoret më të njohura të kinematografisë shqiptare. Ajo mbahet mend jo vetëm si aktore, por gjithashtu dhe si pjesë e politikës dhe lëvizjes studentore të dhjetorit ’90.

COVID-19 vijon të ketë shifra të larta infeksionesh në vendin tonë, por të qëndrueshme, ku ditën e djeshme u shënuan 152 raste të reja me koronavirus dhe 3 humbje jete.