Në një intervistë për “Daily Show”, aktorja Salma Hayek, ka treguar se është ngacmuar nga Donald Trump.

Aktorja meksikane tha se kishte qenë në një parti me të dashurin e saj kur ai kishte takuar një zotëri argëtues dhe simpatik.

Më pas sipas aktores, Donald bën miqësi me të dashurin e saj dhe pasi ata shkëmbejnë numrat e telefonit ai fillon ta marrë në telefon Salma Hayek duke i thënë: “ Ai nuk është mjaftueshëm për ty, nuk është një mardhënie e rëndësishme, në vend të kësaj dilni me mua”.

Aktorja nuk ka përcaktuar se kë kishte të dashur në atë kohë, por ka siguruar se nuk bëhet fjalë për bashkëshortin aktual  Francois-Henri Pinault.
Salma Hayek, e lindur në Meksikë, ka kritikuar Tramp për politikat e tijë në lidhje me emigracionin.

Redaksia online
J.Sh Shqiptarja.com