AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë

Divjakë-Një ngarkesë prej 20 tonë mandarina të kthyera mbrapsht nga kufijtë e bashkimit Europian për ngarkesa të larta pesticideve mbi normat e lejuara do të asgjësohen nga AKU në Divjakë.

Drejtori i AKU qarku Fier Arnold Pashollari është shprehur se kjo ngarkesë manderinash do të asgjësohet pasi është bërë bllokimi nga drejtoria e tatimeve dhe dogana shqiptare.

Pyetjes së Report Tv në lidhje me praninë e manderinave në tregjet e vendit të cilat mund të kenë ngarkesa të tilla drejtori i AKU Fier u përgjigj se është një grup pune i përbashkët me institucionet e tjera përkatëse dhe po marrin mostra në gjithë pikat e qarkut për të zbardhur situatën.

“Nga informacioni që kemi marrë, një ngarkesë prej 20 mijë e  482 kg e cila është kthyer nga Kroacia për mbetje pesticidesh mbi normën e lejuar. Kemi bërë bllokimin e produktit dhe do t’i asgjësojmë. Do të marrim mostra në çdo serë dhe çdo vend që ka mandarina dhe më pas do të dalim në një konkluzion”, tha Arnold Pashollari, Drejtori i AKU qarku Fier.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 19/12/2024 17:07

    Te gjitha perimet e frutat jane si mandarinat me ngarkese te madhe pesticide nuk ka kontrolle nuk behen analiza,Brace u dha zemër fermerëve kur sulmoi Fevziun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Vladimir Putin: Duhet ta kisha pushtuar Ukrainën më herët

Vladimir Putin: Duhet ta kisha pushtuar Ukrainën më herët