TIRANE- Arritja e objektivave të edukimit dhe kërkimit shkencor në fushën e teknologjisë ushqimore, vreshtarisë e më gjerë, ka qenë në fokus të një marrëveshje të firmosur ditën e sotme nga AKU dhe Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, pranë Universitetit Bujqësor të Kamzës. Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Afrim Bakaj dhe Dekania e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Renata Kongoli.
“Qëllimi i kësaj marrëveshje është arritja e objektivave të edukimit dhe kërkimit shkencor, në fushat e teknologjisë ushqimore, vreshtari-enologjisë, bioteknologjisë ushqimore, ushqimit, cilësisë dhe sigurisë ushqimore, të cilat kërkojnë vendosjen e një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Organizmave Shtetërorë të Edukimit dhe atyre të Kontrollit dhe Mbikëqyrjes së Ushqimit, në vendin tonë, me impakt të drejtpërdrejtë “mbrojtjen e interesave të konsumatorëve”, thuhet në marrëveshjen e firmosur nga të dy palët.
Kjo marrëveshje e nënshkruar ditën e sotme, parashikon gjithashtu, sigurimin e programeve të përbashkëta të bashkëpunimit shkencor e teknik.
Sipas AKU-së, “kjo marrëveshje siguron programe të përbashkëta bashkëpunimi, shkencor e teknik, këmbim përvoje, zhvillim institucional, këmbim personeli mësimor-shkencor e specialistë, si dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët, për lidhjen ndërmjet universitetit dhe institucioneve te administrimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore në vend. Bazuar edhe në funksionet e AKU-së, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit shpreh vullnetin e tij për bashkëpunim konkret dhe afatgjatë”.
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Afrim Bakaj deklaroi më tej, se institucioni që ai drejton, “është i hapur që të lidhë ura bashkëpunimi e të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi, me të gjithë ato universitete apo institucione, të cilat operojnë në fushën e sigurisë ushqimore, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të politikave të drejta në shërbim të mbrojtjes së konsumatorit”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com