AKU sekuestron 95 kg produkte bulmeti në Skrapar, ishte jashtë standardit dhe pa certifikatë

AKU sekuestron 95 kg produkte bulmeti në Skrapar, ishte jashtë standardit dhe pa certifikatë

Produktet e bulmetit të sekuestruara nga AKU në Skrapar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave të marra për disiplinimin e baxhove, stabilimenteve tregtim përpunim të qumështit, gjatë inspektimit në Fshatin Backë të Njësisë Administrative Potom, rrethi i Skraparit ka bllokuar 95 kg produkte bulmeti, përkatësisht 95 kg djathë i bute ( i bardhë ) për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Berat ka kryer inspektim në subjektin baxho nga ku rezultoi se subjekti në pronësi të shtetasit Xhemal Rushani ushtronte aktivitet, tregtim produkte bulmeti, por nuk rezulton i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve (QKB) dhe siç duket edhe në foto (muret dhe tavanet me prezencë lagështie dhe myku, Pajisjet ku përpunohet lënda e pare dhe ruhet produkti përfundimtar janë me prani ndryshku) ambienti në të cilin tregtohej produkti bulmet, ishte jashtë çdo standardi edhe minimal të Sigurisë Ushqimore, duke përbërë kështu rrezik real e të vazhdueshëm për konsumatorin.

Mungonte dokumentacioni shoqërues për produktin si certifikata shëndetësore e lëndës së parë, analiza e ujit, plani DDD dhe dokumentacionet e tjera shoqëruese.

Për këto shkelje të rënda ne bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e AKU-së kanë marrë masën administrative të ndërprerjes së menjëhershme të aktivitetit, bazuar ne piken 2/a te nenit 43 te Ligjit nr 10433 dt 16/06/2011 Për Inspektimin ne Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu bazuar në legjislacionin në fuqi ndaj subjektit u mor masa administrative me gjobë me vlerën 300.000 lekë.

Për ndjekje të mëtejshme rasti i këtij subjekti do i dërgohet organeve të Krimit Ekonomik dhe Drejtorisë së Tatimeve qarku Berat.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të Sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në këto baxho të cilat tregtojnë bulmet të pasigurtë, të pa licencuara, pa nipt dhe pa kupton tatimor (kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë së tij).



(Produktet e sekuestruara nga AKU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së