Akulloret me përbërës të rrezikshëm, Gjylameti-kreut të KLSH: AKU e ka tërhequr nga tregu

Akulloret me përbërës të rrezikshëm, Gjylameti-kreut të KLSH: AKU e ka tërhequr nga tregu

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti reagoi pas pohimeve te kreut të KLSH-së për një sasi akulloresh me lëndë të rrezikshme për shëndetin që ishin konstatuar në vitin 2021 dhe sipas kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

“Kjo është një çështje shumë sensitive. Ju dëgjova që nuk janë marrë masat nga AKU. Shumë e saktë që duhet një ballafaqim. Kërkova në internet lajmin. AKU e ka tërhequr nga tregu. Dhënia e këtij informacioni nga ju ka sensivitet të lartë sikundër është shëndeti. Të thoni që nuk janë marrë masa, për mua është një pohim shumë i rëndë. Të thuash sot në 2024 që ende nuk janë tërhequr akullore. Përgjegjësia e fjalës është shumë e madhe. Besoj që do duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Gjylameti. 

Ndërkohë kryetari i komisionit, Eduard Shalsi, pyeti kreun e KLSH se përse këtë rast të vitit 2021 e ka sjellë si shqetësim 3 vite me vonesë.


Lajmi kryesor:

Kreu i KLSH: Akulloret e kontaminuara me Oksid Etileni u tregtuan në 2021, janë konsumuar 13.2 ton


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?