Kreu i KLSH, Arben Shehu ka ngritur 'alarmin' në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ndërsa zbuloi se në Shqipëri janë treguar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. Shehu tha se auditimi i vitit 2021 konstatoi se AKU nuk kishte marrë masa për të bllokuar produktin që ishte i kontaminuar.
'Në 27.7.2021, u zbuluan markat e akullore, Oksid Etileni në akulloret e prodhuar në Francë, u zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin RASFF, 47 shtete, për kontaminim e akullores me Oksid Etileni në disa akullore. Me pas në 30/7/2021 ka ardhur email, tek drejtuesit e AKU për këtë gjë. AKU, është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi Etileni shkakton kancer, leucemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt', tha Shehu.
Në komision KLSH, duke e lidhur situatën me lejimin e akulloreve të kontaminuara në treg ka kërkuar të bëhet një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale.
“Nuk është i rëndësishëm vetëm zbatimi i rekomandimeve tona, por të vendoset në vëmendjen tuaj si në rastin konkret, duhet të ngrini grupe pune për analiza kryesisht për situatën në shëndetësi, për analizën e rritjen e të sëmundjeve tumorale në shëndetësi”, tha Shehu.
Kryetari i Komisionit Eduart Shalsi tha se ky shqetësim duhet të ishte ngritur që më herët kur është konstatuar pasi është situatë e rëndë. Por Shehu ju p[përgjigj duke thënë se për të është bërë edhe kallëzim penal.
“Nëse ne kemi institucione të papërgjegjshme, duhet të çojmë përgjegjësit përpara ligjit. Duhet ta kishit ngritur këtë shqetësim që atëherë si një alarm që të nderuar deputetë keni në dorë të ndërhyni”, tha Shalsi.
“Në vitin 2021 kemi bërë edhe për AKU kallëzim për akulloret jo në prokurorinë speciale, dhe është vendosur mos-pranim i kërkesës dhe jemi në proces ankimimi”, u përgjigj Shehu.
Ndërsa deputetja Milva Ekonomi ka kërkuar ballafaqim me AKU-në për këtë çështje.
“Duhet të thërrasim AKU-në për ta dëgjuar. Duhet të bëjmë ballafaqim, dhe duhet ta shohim këtë situatë me shumë vëmendje”, tha Ekonomi.
Sipas auditimit rezulton se janë konsumuar 13.2 ton akullore me oksid etileni, nga 17,5 ton akullore që u blenë në total. Sipas gjetjeve produktet janë shitur kryesisht në: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnje, Korçë, Shkodër, Sarandë, Krujë, Burrel, Peshkopi, Tropojë, Lezhë.
Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti reagoi pas pohimeve te kreut të KLSH-së për një sasi akulloresh me lëndë të rrezikshme për shëndetin që ishin konstatuar në vitin 2021 dhe sipas kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
“Kjo është një çështje shumë sensitive. Ju dëgjova që nuk janë marrë masat nga AKU. Shumë e saktë që duhet një ballafaqim. Kërkova në internet lajmin. AKU e ka tërhequr nga tregu. Dhënia e këtij informacioni nga ju ka sensivitet të lartë sikundër është shëndeti. Të thoni që nuk janë marrë masa, për mua është një pohim shumë i rëndë. Të thuash sot në 2024 që ende nuk janë tërhequr akullore. Përgjegjësia e fjalës është shumë e madhe. Besoj që do duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Gjylameti.
Ndërkohë kryetari i komisionit, Eduard Shalsi, pyeti kreun e KLSH se përse këtë rast të vitit 2021 e ka sjellë si shqetësim 3 vite me vonesë.
Nuk e di a keni fëmijë ju? A keni fëmijë të të afërmve ju? ...sepse komshijë nuk keni pasi jeni zhvendosur të gjithë në vila individuale... duke e diskutuar çështjen në terma njerëzor ... në AKU duhet të ishin zgjedhur njerëzit më me integritet në vend...të pa korruptueshëm në mënyrë definitive... Si ka mundësi të lejohet konsumi i këtyre lloj produkteve? ...as moral, as nder, as patriotizëm, nuk di cilën vlerë promovoni personalisht...është me paramendim... vepër penale...
PërgjigjuPërse nuk flet për miellin e grurit dhe misrin serb të kontaminuar, apo ja u mbydhin gojen me pare?
PërgjigjuDmth nuk qenkan vetem doktoret por te gjithe NGA I pari e Deri Tek I fundit e bekan nje Pune te mire per kancerizimin e populates,mo's harroni qe sot kancerin Po iu jepni njerezve qe iu paguajne per ti mbrojtur,por meqense sapo qe merrni pushtetin merakun e keni vec si te shperndani karriket Atehere ta dini mire se nuk do te jete e larget dita Kur nje grope e madhe dhe e zeze do te hapet para jush dhe do TU thithe ngadale
Përgjigjuok
Jetoj jashtw dhe duke qene vape rastesisht po e degjoja! Po cfare tw degjoje, sa fliteshin te verteta e skandale shumica ne pushtet kwrkonte ti hiqej vene dja ngjarjes reale! Ne te vertet skandal! Me vjen mire qe paska akoma djem ne vendin tone si Dumani apo ky zoteria i KLSH shume serioz dhe me integritet! Duhen mbeshtetur sepse jane asete! Sa per disa komentues mos u beni bajat, por shiko i realitetin! Kur skemi as ushqimet....Respekte per punen KLSH!
PërgjigjuKu znj, Gjylameti, duhet të akuzoni AKU dhe kontrollin e ushqimeve që në dogana. Por ju dhe ata të ngjyrës tuaj, e bastarduar doganat me futjen e mallrave pa kontroll dhe të kontaminuar sepse jeni ju apo shokët e shoqet e ngjyrës në krye të këtyre firmave që vijnë mallrat
PërgjigjuMarkat e akullore .... ? Kush jane firmat qe shiten ? Cfare lloj akullore si quhen ? A vazhdojne te tilla ne treg ? Kush ka pergjegjesi ? Kush ben analiza ? Keshtu duhet bere hetimi dhe tu shtrenohen dhembet tregtareve dhe abuzuesve ne pushtet ne prokurori.
PërgjigjuTani e thotë ky KLSHurra....
PërgjigjuVrasës. Ju zente mallkimi i të vuajturve
PërgjigjuNuk thuhet ne raport a kishte akullore te kesaj natyre ne shqiperi? Sa ishte kjo sasi dhe ne cfar niveli cmimi u shiten? Kanceri do vite te behet evident nga koha kur fillon te zhvillohet ne organizem. Mos behen aludime te pakuptimta qe humbasin seriozitetin e shqetsimit.
Përgjigju