Zgjedhjet e federatës shqiptare të atletikës, që kanë shkaktuar shumë polemika dhe akuza, kanë vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Ministrja Ogerta Manastirliu, e nisur edhe nga deklarat publike të protagonistëve prej ditës së hënë, si Luiza Gega, Izimir Smajlaj dhe Taulant Stërmasi, ka zhvilluar një mbledhje ku prezent ka qenë edhe ish-presidenti Gjergj Ruli, i cili akuzohet se përmes sportistit Izmit Smajlaj, por edhe manipulimit me shoqatat që duhet të votojnë, po minipulon zgjedhjet.
Ministria ka kërkuar të ulen tonet dhe të gjendet një zgjidhje ligjore që zgjedhjet të jenë ‘fair play’, me kusht që të pranohen edhe kandidaturat e tjera përveç Izmir Smajlajt. Me shumë mundësi edhe data e zgjedjeve do të shtyhet.