Akuza e PD: Kush është truproja i Ramës që u bë shef i policisë (FOTO)

Akuza e PD: Kush është truproja i Ramës që u bë shef i policisë (FOTO)

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka ngritur akuza ndaj shefit të rendit në Elbasan, sipas së cilit ka shpërdoruar detyrën gjatë vizitës së fundit të Ramës.

Nëpërmjet disa fotoje, Boçi shkruan se Armand Muça, sot shef i rendit, ka qenë truproja e Edi Ramës dhe është ngritur në detyrë me urdhër të këtij të fundit. Ish-deputeti tha se"misioni" i Muçës është të dalë kundër vullnetit të qytetarëve dhe theksoi se ai është një nga "veglat" që Rama do të përdorë për të vjedhur votat. 

BADIGARDI I RAMËS QË U BĒ SHEF
Dhunuesi më aktiv në protestën për ardhjen e Ramës në Elbasan, ishte shefi i ri i rendit.
I armatosur dhe me sjellje prej cubi, ai bërtiste dhe godiste këdo.
Kjo gjë shkaktoi një valë reagimesh aty, por dhe më pas në rrjet.
Po cili është ky personazh?
Është ARMAND MUÇA.
Për një kohë të gjatë ka qenë badigard i vetë Edi Ramës.
Pozon me armatim të rëndë dhe shpërndan faqet e Ramës.
E ç’pritet nga ky tipi?
Ka ardhur në Elbasan me mision.
Për protestat, por dhe për zgjedhjet që janë tek dera.
Kjo është policia e “depolitizuar” që heq kapelet për votat.
Sejmenët i janë turrur qytetarëve dhe zgjedhjeve.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali Berisha: 30/04/2019 17:17

    Ciao Boçi. Je vetem një legen

    Përgjigju
  • Theodhori: 30/04/2019 17:14

    Ma çfarë akuzon ky ish deputet, pikërisht ky, që partia e tij kë nuk bëri shef e çfarë nuk bën bodigardët e tyre. Ky nuk ka fytyrë sepse është thjesht një paçavure e partis e tij, që ankohet për këtë polici, që nuk prek njeri me dorë edhe kur çibanët e tij i kapin për fyti. Harron bandën policore të Berishës që edhe deputetët i bënte me gjak, lëre protestuesit që i merte me shqelma, grushte e shkop gome derisa i linte pa ndjenja. Protestuesit e Boçit, nuk acarohen nga policia, por nga inati që u torturuan duke bredhur si njerëz pa tru nga një anë e vëndit në tjetrin për të bër zhurëm fallso, se kështu Basha e turma e tij justifikojnë të ashtuquajtur " protestën populiste" ne militant të paguar të PD-së. Ky gënjen vetën sepse nuk mund t'i mbushë mendjen asnjërit, që policia ushtrojë dhunë. Pasi në fakt janë çobanët e tij që ushtrojnë dhunë kundër policisë. Prandaj, bën mirë të hash gjuhën dhe të qepësh gojën sepse lat nam duke u bër rrugeçër e të pafytyrë, që bllokoni rrugët për qytetarët sepse Ramës i merni të keqen. Nga Italia

    Përgjigju
  • Bodyguard: 30/04/2019 14:17

    1- Ne rastin konkret ska pike lidhje ky me bodyguard te rames ky Ska qene kurre i tille !!! 2- C’te keqe ka nje Bodyguard i kualifikuar me arsim perkates Te eci ne karriere, se ai sdo rri roje gjithe jeten. 3- Sa ish polic dhe ish bodyguard keni vip- a Deputet, ministra, dr policie, biznesmen?!

    Përgjigju
  • Tutu: 30/04/2019 11:42

    Shikoni truprojet e Berishes se cfare beheshin... dhe pastaj flisni... kujtoni Agron Kulicaj...

    Përgjigju
  • Taku: 30/04/2019 11:02

    Ha o Boci ha se te ben mire.

    Përgjigju
    • ilir: 30/04/2019 15:35

      Jo vetem Agroni, ka edhe shume te tjere qe si Agroni jane bere gjeneral. Ap[o gjeneralet jane bere deputet. Po ku di gje ky Bocja. Ai ne Tirane ka ardhur per here te pare ne moshen 20 vjecare, ose me duke se gabova, kur saliu hapi tynelin e krabes per te fituar elbasanin

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë