TIRANE - Prokuoria e Tiranës nuk gjen urdhërin e ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, i cili sipas kallëzimit të kryer nga ky dikaster ka urdhëruar dhe angazhuar në një veprim jashtëkushtetues Shërbimin Informativ Ushtarak, për gjetjen e një thesari ilir në zonën e Mokrës në Pogradec.

Prokuroria ka kërkuar më shumë informacione nga Ministria e Mbrojtjes në lidhje me dokumentat shkresore apo informacionet e tjera që mund të ketë dhe që mund të përbëjnë provë për akuzën. 

Hetimi ka mbetur në vendnumëro, sikundër ka ndodhur edhe me 2 kallëzimet e kryera për përfitimin e 1.2 mln USD nga një kopmani mediatike pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, në formë reklamash nga Ministria e Mbrojtjes. Apo edhe kallëzimi tjetër që lidhet me vënien në dispozion si roje për kampioni europian të peshëngritjes të zhvilluan në Tiranë, forcat e batalionit special të Ushtrisë.

Por nëse për reklamat ka një tender dhe persona që kanë firmosur, sikundër edhe për nxjerrjen nga kazermat të forcave të bataljonit special, por për kallëzimin se Imami ka urdhëruar të kryejë kërkime për thesar ish-shefin e spiunazhit ushtarak Ylli Zyla, duket se nuk ka snjë urdhër apo provë shkresore.

Prokuroria pritet të marrë në shqyrtim fondin dhe shpenzimet për SHIU-n, me shpresë se mund të gjejë ndonjë faturë që provon angazhimin e kësaj force me urdhër të ish-ministrit në një mision kërkim-thesaresh që nuk ka asnjë lidhje me funksionet ushtarake të Shërbimit Inteligjent.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)