Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë konkluduar në një projektligj të përbashkët sa i përket financimit të partive politike, në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Në draft, thuhet se partitë politike mund të marrin: nga shtetasit shqiptarë maksimumi 200,000 lekë në vit; nga persona fizikë të regjistruar tatimor, maksimumi 500,000 lekë në vit dhe nga çdo person juridik, maksimumi 1,000,000 lekë në vit.

Sa i përket ndalimeve, partitë politike nuk mund të financohen nga persona juridikë qe janë subjekte investues strategjikë ose që ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit dhe kazinove, dhe fushën e kriptomonedhave; personat juridikë që kanë,  kontrata koncesioni, kontrata të partneritet publik privat apo shoqëri që kanë kontrata publike për ofrimin e mallrave dhe kryerjen e shërbimeve me institucionet e Republikës së Shqipërisë për 3 vite pas përfundimit të marrëdhënies kontraktuale; shtetas të dënuar për vepra penale në fushën e korrupsionit, pastrimit të parave, krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike ose krime zgjedhore, etj.

lajm në përditësm...

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë