TIRANE- Grupi i personave që mundësonin dërgimin e mercenarëve shqiptarë në betejat e përgjakshme siriane, kishte një strukturë organizative, duke filluar nga rekrutimi i personave dhe sigurimi i burimeve fonanciare, për të mundësuar udhëtimin tyre në Siri. Njëri nga personat që është cilësuar nga prokuroria si financues i këtij rrjeti, është shtetasi Verdi Morava, besimtar ky që frekuentonte xhaminë ku imam ishte vetëshpallur shtetasi Genci Abdurrahim Balla.
Sipas organit të akuzës, Morava është biznesmen në fushën e tregtisë së mallrave ushqimore, transportit dhe paisjeve kozmetike. Familja e tij disponon një biznes prej disa vitesh dhe se pikërisht Verdi Morava, dyshohet se shfrytëzonte të ardhurat e këtij biznesi për të financuar dërgimin e mercenarëve shqiptarë në drejtim të Turqisë dhe më pas në Siri. Ndërkohë, që veç burimeve financiare që jepeshin nga shtetasi i arrestuar Verdi Morava, grupi siguronte shuma financiare dhe nga disa biznese të tjera si dyqane-servise telefonash, piceri hallall që administrohen nga besimtarë islamikë, frekuentues të këtij grupi.
Biznesi në QKR
Nga verifikimet që gazeta “Shqiptarja.com” ka kryer lidhur me këtë çështje rezulton se në emër të babait të Verdi Morovës, Dielli Morava ekziston i regjistruar në QKR një biznes me objekt: “Transport udhëtarësh e mallrash ushqimore, industriale, si dhe tregtimin e tyre me shumicë e pakicë. Aktivitet në fushën e turizmit, import-eksport”. Ndërkohë që ky objekt ka ndryshuar duke u bërë në: “Tregti me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm, import-eksport, investime në fusha të ndryshme”.
Kompania “Morava SHPK” administrohej nga babai i të arrestuarit, shtetasi Dielli Morava, dhe vëllai i tij Fatlind Morava. Sipas prokurorisë ky është biznesi i familjes Morava, ku dyshohet se një pjesë e të ardhura financiare, Verdi Morava ua jepte shtetasve të arrestuar, për të mundësuar sigurimin e biletave të avionëve, për personat që pranonin të shkonin në Siri për të luftuar.
Përgjimi
Për të zbuluar sa më mirë mekanizmin e funksionimit të grupit, është vendosur rikthimi në Rinas të rreth 20 personave që kishin pranuar të luftonin në Siri. Teksa prokuroria luante me rengun e rikthimit mbrapsht të disa prej mercenarëve, drejtuesit e grupit binin në kurth, duke filluar të flisnin me e-mail, Skype, telefona në të gjitha bazat e tyre, madje deri në Turqi dhe Siri. Për t’u lidhur me këto dy shtete shërbente e-mail-i dhe Skype.
Të gjitha këto programe kanë qenë nën mbikqyrjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë shumë përgjime janë kryer dhe në telefon dhe vende të hapura, kryesisht afër xhamive ku ushtronin aktivitet anëtarët e grupit radikal. Prokuroria shprehet e bindur se ka shkatëruar një celulë muxhahedinësh, detyra e të cilëve në Shqipëri ishte vetëm të rekrutonin dhe financonin mercenarët për t’i hedhur më pas në betejat në Siri.
Prokuroria disponon përgjime që tregojnë se të arrestuarit pas rikthimit të njerëzve në kufi janë riorganizuar sërish duke mundësuar sigurimin e shumave financiare. Ky grup, është celulë e grupeve radikale që synojnë të vendosin shtetin islamik në Siri. Një ide të tillë drejtuesit e këtij grupi e kanë hedhur edhe në Shqipëri në formën e propagandës, duke publikuar video-audio në faqe të ndryshme internet. Të gjitha këto prova tashmë janë administruar në dosjen penale të prokurorisë.
Xhamitë
Dy xhami në Tiranë mendohet se kanë organizuar grumbullimin dhe më pas financimin e personave për të shkuar në luftimet në Siri. Bëhet fjalë për xhaminë e Unazës së Re dhe xhaminë në fshatin Mëzes.
Imamët
Dy imamët e vetëshpallur Genci Balla dhe Bujar Hysa sipas akuzës janë organizatorët kryesorë të dërgimit të muxhahedinëve shqiptarë në Siri. Dy “imamët” ushtronin aktivitet të paregjistruar në Shqipëri.
Shkrimi u publikua sot (15.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com