Akuzat/ ‘Doganat’ publikojnë dokumentet: Ja dëshmitë e penalitetit të shtetit grek, vërtetojnë se 4 punonjësit janë të pastër

Akuzat/ ‘Doganat’ publikojnë dokumentet: Ja dëshmitë e penalitetit të shtetit grek, vërtetojnë se 4 punonjësit janë të pastër

Gent Gazheli

Prej  ditësh ka filluar një debat shumë i ashpër midis Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave Gent Gazhelit dhe botuesit Irfan Hysenbelliu, botues i Neës24, BalkanËeb dhe Panorama, debat në të cilin u përfshi edhe kryeministri Edi Rama. 

Publikimit të disa shkrimeve të mediave të Hysenbelliut që pretenton se në dogana ka 4 punonjës me rekorde kriminale sot Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i është përgjigjur me publikimin e 4 dëshmive të penalitetit, të gjeneruara nga shtetit grek. ‘Doganat’ sqarojnë se 4 dokumentet vërtetojnë se punonjësit nuk kanë asnjë të dhënë kriminale.

“Media e z. Irfan Hysenbelli u lëshua në një fushatë baltosje ndaj institucionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, fill pasi kjo e fundit vendosi të gjobisë një nga kompanitë e tij për evazion fiskal.

Pjesë e fushatës denigruese ishte akuza pa asnjë fakt se katër punonjës të institucionit tonë ishin të dënuar nga gjykatat greke. Pavarësisht se e sfiduam disa herë zotin Irfan Hysenbelli dhe median e tij, për të paraqitur qoftë edhe një provë të vetme për akuzën që ngrinin, ata kurrë nuk botuan një dokument të vetëm nga gjykata e vendit fqinj që fliste për dënimet e pretenduara nga Irfan Hysenbelli.

Kur DPD paraqiti dëshmitë e penalitetit shqiptare për katër punonjësit e Doganës, pavarësisht se barra e provës qëndron mbi akuzuesin, e jo te akuzuarin, media e zotit Irfan vazhdoi gjobëvënien dhe shtoi dozën e sulmit, duke kërkuar dëshmi penaliteti nga shteti grek, jo nga ai shqiptar.

Sqarojmë se nuk është detyrim i asnjë prej katër punonjësve të Doganave të provojnë se janë të pafajshëm. Është detyrim i zotit Irfan të provojë fajësinë e tyre. Por meqë zoti Irfan nuk e bëri kurrë këtë gjë, sot po i publikojmë ne katër dëshmitë e penalitetit të shtetit grek. Për t’u treguar shqiptarëve se ne respektojmë vetëm ligjin, si kur gjobisim një kompani në pronë të zotit Irfan për evazion fiskal, si kur mbrojmë punonjësit tanë, për sa kohë ata janë të padënuar”, thuhet në sqarimin e Drejtorisë së Doganave.

Kujtojmë se pas shkrimeve të mediave të Hysenbelliut Gazheli, i ka etiketuar si ''gjoba mediatike'' pasi një nga kompanitë e Irfan Hysenbelliut, është gjobitur nga drejtoria e doganave për evazion tatimor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:12
Drejtori i Doganave: Sfidë për grupin e gjobave, nxirrni dokumentet

1658852041_1200630gazhelimeta1.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli vijon në distancë debatin në distancë me mediat në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu. Përmes një postimi ai i fton ato t'i botojnë dokumentet që pretendojnë se kanë në respekt të misionit të gazetarisë.  Ndërkohë, ai shigjeton edhe deputetin Ervin Salianji si dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

"Çfarë nderi për mua dhe çfarë turpi për partitë e non-gratave që të përdoren nga një i ndëshkuar për evazion si Irfan Hysenbelliu! E kisha dëgjuar që ky Ervin Babalja nxirrej me një telefon në sulm nga Irfani, po sot e provova vetë. Ashtu siç ishte e pritshme që kjo Partia e Lirisë do ishte edhe partia e Irfanit qysh ditën e parë! Por sot e sfidoj përsëri grupin e gjobave mediatike të zotit Irfan të publikojë të katër dëshmitë e pastra të penalitetit nga Greqia për të katër të akuzuarit nga Fania si të dënuar në Greqi! Natyrisht që nuk do t'i publikojnë, sepse ato media me në krye Neës24 nuk punojnë për të vërtetën po për Fanen dhe të punosh për zotin Irfan do të thotë të jesh edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë", shkruan Gazheli.

K.T./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë