Akuzat për fshehjen e vdekjeve të COVID/ Basha kërkon hetim nga Prokuroria: Çfarë pret, të manipulojë Rama të dhënat?

Në përfundim të takimit me ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio, kreu demokrat Lulzim Basha ka zbardhur temat për të cilat kanë diskutuar.

Basha tha se i ka kërkuar Di Maios që të na sigurojë vaksinën anti-COVID pasi ta ketë marrë vetë Italia dhe nga ai siç thekson kreu demokra ka marrë një zotim se do të na ndihmojë.

Një tjetër temë e diskutuar mes tyre, Basha thotë se është edhe integrimi i Shqipërisë në BE, dhe këtu ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se po i mbyll vendit tonë derën e Integrimit.

"Duke iu referuar rolit historik të iltalisë në ndihmë të Shqipërisë, i kërkova që të bëjë gjithçka që të sigurojë së pari akses në vaksinat anti COVID që po prodhohen dhe që do jenë të gatshme në muajt në vijim. Mora një zotim konkret që fillon me angazhimin për të ndihmuar personelin shëndetësor shqiptar me vaksinë sapo kjo të jetë e disponueshme për republikën Italiane. E dini  që qeveria jonë ka bërë një rezervim me Covax. Covax perdoret nga vendet në zhvillim. Në një kohë që vendet e zhvilluara po konkurojnë të marrin sa më parë vaksinën vendet e vogla do mbeten në fund të rradhës, dhe mënyra më e mirë është për ti kërkuar ndihmë një miku të madh siç është Italia që të mos harrojë motrën e vogël. Dua ta falenderoj publikisht edhe për angazhimin e tij.

E dyta që diskutuam ka të bëjë me integrimin europian të vendit tonë, për herë të 7 në 7 vite Shqipëria rrezikon një jo. Sepse vendi ende nuk ka një gjykatë funksionale të lartë. Edhe BKH ka një drejtues por edne staf për të qenë funksional SPAK ka filluar punën por ende pa rezultat. Edi Rama po i mbyll për herë të 7 derën e integrimit euuropian vendit. E sigurova Di Maion se opozita është e përkushtuar të bjë gjithçka dhe se pas 25 prillit një qeveri e dalë nga vota e lirë e shqiptarëve do të investohet drejtpërdrejt për të fituar kohën e humbur, jo vetëm atë por edhe fondet që mund të përfitojë, fonde europiane në formë grantesh të cilat shqipëria si përfiton sepse për shkak të interesave të ngushta politike Rama bllokon integrimin e shqipërisë.

Së treti  e sigurova Di maion se vizioni i PD është ai i forcimit të marrëvdhënieve dypalëshe të cilat kanë vuajtur nga mugesa e vëmendjes dhe nga shterimi i çdo mundësie për të rendur drejt luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar", tha Basha.

Kreu i PD, edhe në këtë prononcim për media ripërsëriti denoncimin se shifrat e vdekjeve nga COVID janë fshehur. Pas takimit me Di Maion, deklaroi se numri i viktimave është fshehur dhe ky nuk është një denoncim i PD, por sipas tij i personelit shëndetësor. Ndërkaq shtoi se Prokuroria duhet të veprojë menjëherë, pasi Rama sipas tij po merr kohë për të manipuluar provat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:54
Akuzat për fshehjen e vdekjeve të COVID/ Basha: Çfarë pret Prokuroria, të manipulojë Rama të dhënat? (VIDEO)

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në prononcimin për mediat që dha pak më parë, pas takimit me ministrin e  Jashtëm italian Di Maio, u pyet nga gazetarët edhe për akuzat e forta që ka pretenduar në lidhje me fshehjen e vdekjeve nga COVID në vend.

"Gjatë ditës së djeshme ka bërë thirrje për prokurorinë që të sekuestrojë të dhënat në morg.  Lajmi është vërtet shokues. Denoncimi nuk ka ardhur nga PD por nga personeli i nderuar shëndetësor. Të dhënat janë aty. Çfarë pret prokuroria? Që të manipulojë të dhënat Rama?

Ky njeri që ë nuk lë rast pa dalë në konferencë për shtyp. Po merr kohë që të manipulojë të dhënat? Fshehja e numrit të vdekurve është shokues, është një lajm tronditës për çdo shqiptar

Kur e di që numri është 2-3 herë më i lartë ke bërë një krim të dyfishtë. Ke ulur në sytë e publikuar rrezikun e pandemisë. Ndrysho reagon publiku.  Së dyti kur ke fshehur numrin e vërtetë të pandemisë ke fshehur edhe përgjegjësinë për mosmarrjen e masave.

Prandaj, ky moment nga denoncimi deri te konferenca që do bëjë nesër Kryeministri nuk mund të jetë tjetër gjë veçse moment i manipulimit të provave.

Veproni zotërinj prokurorë. Provat që na sollën ne janë aty. Lajmi shokues është që edhe një kod që duhet të ekzistonte", tha Basha.

I pyetur nga Report Tv se a do të publikojë ai prova të tjera nëse Prokuroria nuk vepron, Basha thotë se kjo nuk ka rëndë.

"Nuk ka pikë rëndësie publikimi apo publikimi.  Listat kanë qenë të plotë. Kanë qenë me emra dhe mbiemra. Por ka një shenjë respekti ndaj familjeve të viktima. Kjo është arsyeja që dhe unë mbrëmë jam përmbajtur. Qëllimi është t'i japim fund politikës me vdekjen. T'i japësh fund politikës me vdekjen në radhë të parë do të thotë të bësh transparencë për numrin real të viktimave dhe infeksioneve.

Prandaj edhe një herë qëllimi kryesor është që kjo situatë të marrë fund menjëherë. Që qeveria dhe Edi Rama të shkulen nga konferencat për shtyp, nga instagrami dhe nga Facebook dhe nga fyerjet e rëndomta sa herë thuhet e vërteta dhe të bëjë detyrën për mbrojtjen e jetës së njerëzve.

Ky njeri që nuk lë minutë që të kalojë pa dalë në Facebook druaj shumë se këtë kohë po e përdor për të shkatërruar dokumentet, për të manipuluar të vërtetën që e dinë të gjithë. Është një e vërtetë që nuk fshihet dot", tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bossi: 20/11/2020 22:05

    Qeveri mo bastarde e degjenerume dhe e degradume ska per te pas mo Albania .

    Përgjigju
  • dulja: 20/11/2020 20:00

    po te jeshe aqe i mire pse na vrave me 21 janari dhe na shite detin

    Përgjigju
  • AltinTop: 20/11/2020 19:58

    Pre ckeni me Bashen...Shtet ska, drejtesi ska... eshte ne rregulli ai.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 20/11/2020 17:31

    Basha legen i shpuar

    Përgjigju
    • O tej: 20/11/2020 18:06

      Me duket si legen materniteti!

  • robi: 20/11/2020 17:09

    Shpif o hunderr shpif se dicka do ngelet thoshte dr. Gebelsi i Rajhut te Trete. Tani e humbe perfundimisht shansin per tu bere kryeminister. I shkofsh prapa Nafije hundekalit te leshitlikes o hunderr.

    Përgjigju
    • Fix o robi: 20/11/2020 20:44

      Po ne kohen e Gebelsit mbase po sot kane re gjithe informacion ne kohe reale cfare shpif ky mavri me boje. Seshte i zoti as te sqaroje ca pune ka bere, nuk mbaj mend thote sikur eshte 98 vjec me skleroze

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia