Rama: Çnjerëzore të luhet me numrin e të vdekurve dhe inskenimet fotografike te morgu i spitalit (VIDEO)

Kryeministri Rama tha se është çnjerëzore dhe madje edhe përtej çdo pikëpamje demokratike dhe lufte për pushtet që të luash me të vdekurit. Rama i cilësoi mashtrime për të ardhur në pushtet akuzat e Bashës dhe inskenime fotot e publikuara nga morgu i Tiranës, që përdoren për të luajtur me psikikën e popullit.

 "Shumëkush ma quan arrogancë, por ndoshta duhet ta shohin si shprehje të pasonit të madh që më mban në këtë detyrë pa pushim dhe pa orar, pasionit të madh për punën që më është besuar dhe Shqipërinë që dua për të gjithë fëmijët tanë. Ne kemi opinione të ndryshme për  ngjarjet dhe kjo është demokraci, por të shash dhe shpifës nuk është demokraci. Ne nuk mund të ndahemi politikisht edhe për numrin e të vdekurve dhe të bëjmë inskenime fotografike deri tek morgu i Spitalit. Në një luftë si kjo sprovohet jo vetëm qeveria por edhe morgu, por nuk mundet që opozita dhe presidenti të krijojnë komitetet e tyre alternative, ku njëri prej tyre thotë që qeveria ti blejë maskat qytetarëve dhe komiteti tjetër thotë virusi nuk ekziston. Në një luftë si kjo ne mund të ndahemi për rrugën se si duhet të mbështetet  ekonomia, kjo madje do të ishte e shëndetshme, por nuk mund të jemi rasti unikal në Europë, ku opozita dhe presidenti bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë dhe ushqyer frikën në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe shpërndajnë inskenime të fotove nga morgu. Kjo nuk është as demokratike dhe as njerëzore, ku në kulimin e pandemisë ku vala e dytë po trondit botën të bësh politikë me numrin e të vdekurve. Të dalësh e të thuash që qeveria po fsheh numrin e të vdekur, do të thotë të dalësh mbi demokratike dhe madje është brutale edhe në luftën për pushtet, kjo është çnjerëzore, si mund të ngacmohet deri në këtë pikë psikika e një populli dhe të cenohet integriteti njerëzor dhe profesional ku një armatë e tërë mjekësh prej 9 ,muajsh  kanë harrura fëmijët dhe familjet e tyre për t'ju përkushtuar familjeve të secilit prej nesh", tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Rama: Basha-Meta lojë politike me të vdekurit e COVID! Viktimat s'janë vota që vidhen në PD apo kuti këpucësh me lekë të zeza që vijnë nga Gjiri i Lalzit për burime mediatike


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion