Akuzat e Berishës për droge në
shkollë, mësuesit: Do e padisim

Akuzat e Berishës për droge në<br />shkollë, mësuesit: Do e padisim
Pas akuzave të bera disa ditë më parë nga ish-kryetari i PD, Sali Berisha se në gjimnazin e Kavajës shitet drogë dhe se këtë drogë e shet Elvis Rroshi me drejtoreshën e gjimnazit, ka ardhur edhe reagimi i trupës pedagogjike të gjimnazit "Aleksandër Moisiu" Kavajë.

Drejtoresha e kësaj shkolle Rovena Xaxa i ka quajtur shpifje të mirëfilltë postimin në Facebook të Sali Berishës, duke shtuar se do ta ndjekë në rrugë ligjore këtë shpifje të ulët të ish-kryeministrit.

Xaxa deklaroi se në gjimnazin e drejtuar prej saj ky fenomen nuk ekziston.

"Shprehim keqardhje për cilindo që thur shpifje e trillime të ulta për të zbehur atë që ofrohet çdo ditë në auditoret e tempullit të dijes së këtij gjimnazi. Ne emrin tim si drejtoreshë e këtij gjimnazi, të 800 nxënësve që frekuentojnë këtë gjimnaz, ne emër të stafit pedagogjik, të komuniteti të prindërve, si e zjgehdur dhe kryetare e komisionit të arsimit, ndaj me opinionin publik se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë rast të vetëm të konstatimit të tendencave të këtij fenomeni dhe për pasojë nuk është tregtuar dhe konsumuar lëndë narkotike në ambientet e gjimnazit tonë", tha Xaxa. 

Edhe prindërit e nxënësve të kësaj shkolle kanë dalë në mbashtetje të stafit pedagogji, duke deklaruar se janë të sigurtë për fëmijët e tyre, pasi janë nën kujdesin e një stafi pedagogjik profesionist.

"Nuk u ndjeva mirë për faktin që këto fjalë nuk janë aspak të vërteta. Unë kam dy fëmijë në këtë gjimnaz, kam edhe vajzën edhe djalin dhe jam shumë e kënaqur. Jam tej mase e gëzuar që ky staf pedagogjik punon me këta fëmijë dhe nuk kam pasur asnjë lloj problemi", tha Brikena Xhafa. 

"Për ne është e papranueshme dhe absurde që të pranojmë brenda territoreve të këtij gjimnazi që të blihen apo shiten lëndë narkotike", tha Eksana Dollia, kryesenatore e Gjimnazit "Aleksandër Moisiu" në Kavajë. 

Pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook akuzoi kryebashkiakun Elvis Rroshi dhe Drejtoreshën e Gjimnazit se drejtonin tregtimin e lëndëve narkotike në ambjentet e gjimnazit të Kavajës "Aleksandër Moisiu".

berisha
(Statusi i Berishës në Facebook)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi