“Nga qeveria Berisha kam marrë vetëm licencën e UET kur u dhanë edhe 40 leje të tjera dhe në fund të qeverisjes nga administrata “Berisha” na u vu edhe një gjobë 300 milionë lekë për të cilën jemi ende në proces gjyqësor. Përsa u përket fondeve të dhëna, është e vërtetë që fondacioni që lidhet me UET ka marrë mbështetje, por ajo ka qenë minimale. Është për të ardhur keq që hidhet baltë edhe nga salla e Kuvendit, nga deputetë si Braçe që është thjesht një lolo dhe fundërrinë që bashkë me disa të tjerë që flet pas asnjë fakt”, tha Çili. Deputeti socialiste, i cili në akuzat e bëra në parlament nuk ia përmendi emrin Henri Çilit, tha se këtë e bëri pasi nuk ia di emrin e vërtetë. Braçe duke i kthyer përgjigje Çilit se akuzon pa fakte, pasi ia kthen me të njëjtën gjuhë ofenduese, shton se, këtë e dëshmojnë dokumentet që dëshmojnë se Agjencia Mbështetëse e Shoqërisë Civile i ka dhënë Fondacionit për Liri Ekonomike, themeluar Çili, ka marrë dy herë nga 3.4 milionë lekë.
“Më shqetëson që "B*thlëpirësi" më akuzon si një njeri që flas pa fakte. Janë faksimilet e AMSHC-Agjencisë së Mbështetjes së Shoqërisë Civile, praktikisht vendimet ku Fondacioni për Liri Ekonomike-i themeluar nga ky dhe Qendra UET-e themeluar nga ky, kanë marrë dy herë nga 3.471.000 lekë; dy projekte të ndryshme që kushtojnë fiks njësoj dhe që së bashku bëjnë 6.942.000 lekë”, shkruan Braçe në Facebook. nga ana tjetër Braçe shton se nuk ndihet i shqetësuar nga akuzat e Çilit.
“Më shqetëson pa fund aftësia e këtij për të korruptuar me qëllim përfitimin pa fund, pa pyetur për ideologji, krah politik, ligj, moral. Nuk ka lidhje fare me liberalizmin apo të majtën kjo punë; ka lidhje vetëm me synimin e këtij për të dominuar udhëheqjet politike-duke nisur nga të rinjtë (shihni si ble e përdor hapësira mediatike në gazeta e televizione për këtë e për këta); synimin e tij për të dominuar vendimmarrjet po të tilla në tre parti, përmes njerëzve të dalë nga qenefi i tij; më tej, synimin e tij për të kontrolluar politikat publike, ligjbërjen e vendimet ekzekutive prej të cilave ky duhet të përfitojë patjetër duke e mbuluar të gjithën me "mgjinë e liberalizmit". Në fakt ky veç liberalizëm që s'është. Pavarësisht ftesave të tij, kurrë, po e përsëris- kurrë nuk jam bërë pjesë e rrethit të tij banal, përfitimeve të tij jo e jo. Ndaj thirrja e tij për të dënuar deputetë si unë, as që me valëvit ndonjë qime”, shprehet Braçe në facebook.
Pretendimi
Analisti Çili gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, duke i kthyer përgjigje deputetit të PS-së për akuzat e drejtuara nga salla e Kuvendit, u paraqit si opozitar duke treguar që nuk ka fituar asnjë lloj mbështetje në kohën e Berishës, dhe madje pretendon që Berisha e ka gjobitur
Erjon Braçe
Më shqetëson pa fund aftësia e këtij për të korruptuar me qëllim përfitimin pa fund, pa pyetur për ideologji, krah politik, ligj, moral. Nuk ka lidhje fare me liberalizmin apo të majtën kjo pune
Dokumenti i publikuar nga Braçe ku bazon akuzat
Statusi i plotë i Braçes në Facebook:
UNE I SHARI NGA HENRI CILI!!
FAKTET E PERFITIMEVE QE BUROJNE NGA
"MAGJIA" LIBERALE QE SYNON TE KORRUPTOJE PARTITE, POLITIKBERJEN PUBLIKE, LIGJBERJEN DHE
VENDIMARRJEN EGZEKUTIVE.
NJE TJETER LLUM QE "SULMON" NGA LLUMI KLAN!!
Une nuk e di si e ka emrin Henri Cili;
nuk di nese e ka Neim, Haki apo Henri!!
Ju betohem per kete!
Ndaj dhe ne seancen e fundit te Kuvendit nuk ja kam permendur emrin.
Ne fakt i neveris njerezit me komplekse qe burojne nga kaq pak,
nga nje emer qe sipas tyre, nuk eshte i denje per qytetin apo per
"shoqerine e larte" te kryeqytetit.
Thene kete,
zgjedh te mos i takoj, te mos ju jap doren kurre, te mos i respektoj dhe ne fund as te mos i permend.
Nuk i fyej kurre;
kur me dalin perpara si perfitues, natyrisht i "rrah"!
Ne Kuvend te enjten, po e perseris, une nuk e kam permendur kete.
Thjesht u mora me fenomenin e perqendrimit te parave publike,
ndare ne buxhet per Shoqerine Civile ne nje grusht organizatash teresisht politike e prane Sali Berishes ate kohe;
permenda nje Universitet-pa cilesuar emrin, permenda nje fondacion te ketij universiteti-serish pa cilesuar emrin;
thashe se nuk mund te pranoja qe Kryeministri te ndante para per dy adresat e mesiperme dhe nderkohe pronari i adresave botonte librin e nje vajze qe ne cdo rast duhet te jete krenaria e gjyshit.
Kaq!
Sot ne mengjes me kane postuar cka thene Henri Cili per mua.
Nuk po merrem me fyerjet; e thjeshte, nje dynja e tere me njohin mua dhe nje dynja e tere njohin dhe Henri Cilin, ashtu sic njohin Klanin e Sandrit, Mandit, Andit, Fejziut, llumin qe jane e qe e deshmojne prej ditesh me gojen e tyre.
Per te mund te them fare pak;
Mungesa e emrit nuk e le pa identitet Cilin, asfare.
Ai eshte nje nga ata, hunda e se cilit ngec ne cdo vrime, me qellim qe gjuha po e tij, te pershtatet mire e gjere per bythlepirje; shihini surratin dhe beni nje sakrifice per ti ndjere eren, edhe te gojes.
Une e njoh shume mire rracen e tyre.
Nuk me shqeteson kjo.
Mua me shqeteson qe "Bythlepiresi" me akuzon si nje njeri qe flas pa fakte.
Shihni me poshte;
Jane faksimilet e AMSHC-Agjencise se Mbeshtetjes se Shoqerise Civile, praktikisht vendimet ku Fondacioni per Liri Ekonomike-i themeluar nga ky dhe Qendra UET-e themeluar nga ky, kane marre dy here nga 3.471.000 leke;
dy projekte te ndryshme qe kushtojne fiks njesoj dhe qe se bashku bejne 6.942.000 leke.
Dhe me kete shume, "bythlepiresi" eshte nder me te paguarit nga AMSHC.
Jane pak para per te? Po natyrisht, ai ka shume para.
Tani ku ka folur une pa fakte?
Nejse as kjo nuk me shqeteson;
Me shqeteson pa fund aftesia e ketij per te korruptuar me qellim perfitimin pa fund, pa pyetur per ideologji, krah politik, ligj, moral.
Nuk ka lidhje fare me liberalizmin apo te majten kjo pune;
ka lidhje vetem me synimin e ketij per te dominuar udheheqjet politike-duke nisur nga te rinjte (shihni si ble e perdor hapesira mediatike ne gazeta e televizione per kete e per keta); synimin e tij per te dominuar vendimarrjet po te tilla ne tre parti, permes njerezve te dale nga qenefi i tij; me tej, synimin e tij per te kontrolluar politikat publike, ligjberjen e vendimet egzekutive prej te cilave ky duhet te perfitoje patjeter duke e mbuluar te gjithen me "mgjine e liberalizmit". Ne fakt ky vec liberalizem qe s'eshte.
Pavaresisht ftesave te tij, kurre, po e perseris- kurre nuk jam bere pjese e rrethit te tij banal, perfitimeve te tij jo e jo.
Ndaj thirrja e tij per te denuar deputete si une, as qe me valevit ndonje qime.
Perkundrazi, fyerjet e tij me nxisin ta kem perballe.
Po lexuat ndonje lajm me te qara me pas nga kjo, kujtoni te sotmen.
Ua kam thene, une nuk jam nga ata qe kthej faqen.
Nderkohe,
Henri, do jete dite e gjate per ty sot, ne kete profil;
me mire nje here e mire te gjitha faktet e llumit qe je!!
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)