TIRANE, 5 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se i takon Porkurorise të zbardhë të vërtetën mbi akuzat e deputetit Tom Doshi, i cili akuzoi kryeparlamentarin Ilir Meta se kishte porositur një atentat ndaj tij dhe një tjetër deputeti të Kuvendit.
Duke folur jashtë sallës së Kuvendit, kryeministri Edi Rama komentoi edhe punimet e seancës plenare të kësaj të enteje, për të cilën tha se kjo është një shfaqje shumë e trishtueshme, në të cilën janë përfshirë një tufë politikijesh dhe rrugeçërish, që fatkeqësisht të parë përpiqen në mënyrë të verbër të përfitojnë nga të dytët dhe të dytët verbërisht të përfitojnë nga të parët.
"Kostoja e këtyre sjelljeve është e shqiptarëve, që nga Parlamenti presin të dëgjojnë për reformat, për ligjet, për të cilat ka nevoje procesi i reformave dhe i modernizimit të vendit, për ekonominë.Eshtë për të ardhur keq që Shqipëria sot, jo vetëm që nuk ka opozitë, por ka një opozitë, e cila përveçse ka braktisur misionin e saj për të përfaqësuar zërin e qytetarëve që e kanë votuar, është kthyer në zërin e skutave më të errëta të një bote me të cilën politika është e vendosur të ndahet", tha Rama.
Sot, vijoi kryeministri, ish-kryeministri na dha hapur atë që në fakt ka qënë për të gjitha vitet e qeverisjes së tij, standardi i tij, pra një njeri në krye të pushtetit që i mbyll gojën Prokurorisë dhe që ende e sot e gjithë ditën ka lënë pa përgjigje 21 janarin e shumë e shumë skandale të tjera korruptive. "Ne kemi një standard tjetër që është i shpallur dhe mbi të cilin jemi të vendosur të ecim përpara. Standardin e punëve të ndara. I takon drejtësisë dhe Prokurorisë të zbardhë të vërtetën e kësaj farse. Merreni me mend çfarë dëgjojnë e kuptojnë partnerët tanë ndërkombëtarë", deklaroi kreu i qeverisë. Më tej, ai bëri të ditur se ministri i Punëve të Brendhshme një ditë më parë nuk ngriti akuza por çmontoi në mënyrë të plotë akuzën. "Dhe megjithëse në këtë fazë është përfshirë një tufë politikejsh as ministri i Brendshëm dhe askush nga ne nuk synon të përfitojë për shkak të përkatësisë familjare apo politike me Partinë Demokratike e Republikane dhe me soj sorollopin e një opozitë që po tretet në llum por t'jau lemë institucioeneve hetimin deri në fund", u shpreh kryeministri Rama./a.gjonaj/f.n/