Akuzat e Gjinushit, KQZ: Duhet
 t'i drejtohet Kolegjit Zgjedho

Akuzat e Gjinushit, KQZ: Duhet<br /> t'i drejtohet Kolegjit Zgjedho
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë përgjigje kreut të PSD, Skënder Gjinushi i cili ka denoncuar se KQZ ka falsifikuar vendimit e kësaj partie për kandidimin vetëm.
 
“Ftojmë çdo subjekt të interesuar që, në lidhje me çfarëdo pakënaqësie apo mosdakordësie me vendimmarrjen e KQZ, t'i drejtohet Kolegjit Zgjedhor, duke ndihmuar kesisoj që procesi të qëndrojë brenda hapësirave institucionale, pa u bërë pre e ekseseve apo interesave të vogla politike”, theksohet në një deklaratë të KQZ-së.
 
 
Ky institucion thekson se kane zbatuar dhe zbatojnë me përpikmëri e profesionalizëm maksimal Kodin Zgjedhor, me të gjitha ndryshimet si dhe legjislacionin tjetër në fuqi, me impakt në zgjedhje.
 
“Në zbatim të kompetencave të njohura nga ligji, KQZ, si organi kryesor në administrimin e procesit zgjedhor, prodhon vazhdimisht akte nënligjore, të cilat detajojnë formulat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor dhe i’u shërbejnë Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, por edhe organeve të tjera në hierarkine institucionale, për të realizuar një proces konform ligjit e Kushtetutës”, theksohet më tej në deklaratën e KQZ-së.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Iu merrnin para qytetarëve që parkonin mjete në 2 hapësira pa pagesë, procedohen penalisht 3 persona

Durrës/ Iu merrnin para qytetarëve që parkonin mjete në 2 hapësira pa pagesë, procedohen penalisht 3 persona