Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu së bashku me përfaqësues të disa universiteteve amerikane organizuan panairin e Arsimit ku ofruan informacione rreth procesit për aplikim në universitetet në SHBA. Donald Lu teksa tha se mundësitë që ofron SHBA për studentët janë të shumta, shprehu edhe një kërkesë për ta.
Ne duam që ju, pra Presidenti Donald Trump, Donald Lu, Sekretari Pompeo, që ju të keni mundësi të studioni në vendin tonë, por gjithashtu duam të riktheheni në Shqipëri për të kontribuar për vendin tuaj.
Ambasadori amerikan, Donald Lu
I pyetur nga Report Tv në lidhje me situatën aktuale politike, ku opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj , ambasadori Lu nuk pranoi të flas mbi këtë çështje.