Akuzat e PD, Beqaj: Të dëshpëruar
se shqiptarët marrin shërbim falas

Akuzat e PD, Beqaj: Të dëshpëruar<br />se shqiptarët marrin shërbim falas
VLORE - Ministri i Shëndëtësisë Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me akuzat e Partisë Demokratike për paketat shëndetësore të mjekimit tek privatët, ku opozita i cilësoi ato si mashtrimin e radhës dhe aspak falas siç është premtuar.

Duke folur nga Vlora gjatë një aktiviteti për sensibilizim të qytetarëve ndaj ligjit anti-duhan, Ministri Beqaj e ka cilësuar PD dhe akuzat e saj si shenjë e dëshpërimit që ajo po përjeton. Kjo pasi sipas Beqaj, tashmë 100 shqiptarë do të përfitojnë një shërbim falas edhe në spitalet jopublike, krahas atyre publike.

“Tentojnë të bëjnë opozitë me zilinë e poshtër që pse 100 qytetarë shqiptarë gjatë kësaj jave morën shërbim shëndetësor në spitalet jopublike, kjo tregon sesa keq është katandisur opozita.” shprehet Beqaj

Të njëjtën deklaratë ministri Beqaj e ka përsëritur edhe përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ndërkaq ditën e sotme, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë lidhur me paketat e mjekimit tek spitalet jopublike, si një paketë gjysmake të pavërtetë dhe mbi të gjitha me një kosto financiare për pacientin.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore