Artan Lame: Politika mos të përzihet, dosjet po i çoj vetë për hetim! Koçi: Kadastra na krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier, ka raste që dikush duhet çuar në SPAK

Akuzave të deputetit të zgjedhur të PS Petro Koçit i cili tha se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në Fier, iu është përgjigjur edhe drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame nga Patosi. Lame kërkon që politika mos përfshihet me punët e Kadastrës, duke nënvizuar që me drejtimin e "anijes le të merret kapiteni". Kreu i Kadastrës deklaroi se ai vetë po çon dosje me probleme për hetim të mëtejshëm, teksa i bën thirrje Prokurorisë dhe SPAK të ndihmojë Kadastrën në këtë proces.

“Hedhur akuza më duke fjalë e rëndë. Sidoqoftë pa dashur të hyj në polemika, politika ti rrijë larg këtij procesit. Të merret me vizion dhe drejtimin. Kapiteni i anijes le të drejtojë anijen, ai që mban motorin (Kadastra) le të na lënë të bëjnë punën. Ndryshe po ngatërruam rolet anija ose nuk do ecë ose do të përplaset diku. Politika të rrijë larg këtyre proceseve. Unë vetë si drejtor i përgjithshëm i kadastrës kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm, me një arsyetim shumë të thjeshtë. Ka dy kategori dosjesh me probleme, e para mitmarrja, gjoba, futja e dorës në xhepin e tjetrin. Dhe e dyta janë problematikat e trashëguara, shit-blerjet e dyshimta, regjistrime të dyshimta, troje  të dhëna këtu e të regjistruara në vend tjetër. Kjo kërkon kohë. Me të dy këto procese po ecim. Bujrum kush të dojë le të vijë Prokurori dhe SPAK të na ndihmojë në këtë proces”, tha Artan Lame.

Lame deklaroi se procesi i certifikimit të tokës me ligjin e ri po ecën me dyfishin e ritmit të vitit të kaluar.

“Procesi i certifikimit të tokës me ligjin e ri po ecën me ritme dyfishin e vitit të kaluar dhe disa fishin në raport me vitet paraardhëse sidomos në zona si këto, njerëzit janë të interesuar presin të marrin kredi pa certifikuar tokën nuk bëjnë dot asnjë veprim. Ndjejmë pjesëmarrjen e njerëzve por mbetet dhe aq problem për problemet e sistemit të adresave të lajmërimit”.

Por këtij reagimi i është kundërpërgjigjur sërish Koçi, i cili thekson se "Kadastra është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier". Politika thekson Koçi nuk ka pse i rri larg institucioneve, por larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni.

Më 16 korrik, përmes një postimi në Facebook dhe më pas më të zgjeruara në një intervistë për Report Tv, deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Nisur nga këto akuza të forta, SPAK ka nisur sot verifikimin e këtyre deklaratave. Petro Koçi tha se trafikantë droge tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:15
Petro Koçi i përgjigjet Lames: Kadastra na krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier, korrupsioni të qëndrojë larg institucioneve, ka raste që dikush duhet çuar në SPAK

Petro Koçi i përgjigjet kreut të Kadastrës, Artan Lame pasi ky i fundit deklaroi që politika mos përfshihet me punët e Kadastrës, një përgjigje kjo që vinte pas akuzave të deputetit të zgjedhur Koçi.

Në kundërpërgjigjen e tij Koçi thekson se "Kadastra është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier". Politika thekson Koçi nuk ka pse i rri larg institucioneve, por larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni.

"Me lutjen per mediat që të mos përkthejnë: Politika, në emër të qytetarëve e ka për detyrë të reflektojë e të kërkojë performancë sipas ligjit në çdo institucion. Kadastra, si e kam thënë edhe në analizën paraprake të zgjedhjeve është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier. Pra politika nuk ka pse i rri larg institucioneve. Larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, tallja me njerëzit, kapadaillëku dhe niveli i ulet i shërbimit. Këto s'kanë nevojë automatikisht për SPAK. Ka nevoje në rradhë të parë për nderhyrje dhe masa administrative. Por ka raste që dikush duhet çuar edhe në SPAK', shkruan Koçi në replikën e tij ndaj Lames.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CORBA: 31/07/2021 17:33

    Sa luge corbe te prishur ke gelltitur o Lame je katandisur nje pacavure e kadastrave dhe s, guxon tu kerkosh llogari se je bashkepuntor ne vjedhjen e tokave ne bregdet me ta KY SHTET VETEM SHTET I SE DREJTES NUK MUND TE QUHET

    Përgjigju
  • Lumua: 31/07/2021 16:59

    oLAME KADASTRAT AS TE PYESIN TYJ FARE ATO BEJNE SI UDO QEJFI E XHEPI KADASTRAT JANE KTHYER NE INSTITUCJONE PRIVATE TE ARKA KEQ TYJ SETE TE HEQIN PETET E LAKRORIT TE TJERET E VERTET TROCI ESHTE BASHKEPUNTORI JOT NEGRABITJEN E TOKAVE ZOTI RAMA NDERHYJ NE KADASTRENE VLORES E MOS BEJ SEHIR SEPSE SITUATA ESHTE TEPER E RENDE NE KETE KADASTER

    Përgjigju
  • Gadi: 31/07/2021 11:45

    Shoku Lame ti nuk u dhe certifikatat e processes drejtove nje sistem te korruptuar me ty te kryekorruptuar. Ik dhe harram ndihmen qe te dha shteti qe te shpetoi nga vdekja, harram rrogen qe more. Largou dhe ne burg e kalofsh jeten

    Përgjigju
  • Lojtari: 31/07/2021 10:23

    Kush flet ai qe ka tjetersuar pronat ne bregdet bashke me Trocin e hipotekes se Vlores,jeni ne rregull sa te keni ate kallemin e gjate hipotekoni dhe ujin e Detit se vetembai ju ka ngelur pa mare te babezitur shikon ai larte po mbase u mere te gjitheve bashke o zot .

    Përgjigju
  • Artur: 31/07/2021 09:59

    Ik ore hajdut më çizme, i pafytyrë! Sikur të ketë pak, por vetëm pak vullnet prokuroria, ti shkon fishek në burg dhe shumë burg, por mos u merakos, vonon por do të vijë dita. Matrapaz i ndyrë!

    Përgjigju
  • aliu: 31/07/2021 09:41

    Juve ti beni lapidar bablokut te gjate qe ju mban e mbron, se jeni per burg te gjjthe. Duke filluar nga ty, Blendi Gonxhe, Ard Çela e shume e shume te tjere qe çdo jave merrni zarfet me miliona leke nga te gjithe drejtoret e rretheve. Nuk eshte koment per inat, por jane fakte qe i dine te gjjthe, por duke qene se korrupsioni ne Shqiperi eshte institution më vete, nuk i ben pershtypje njeriu. Bastarde jeni te gjjthe, si majtas apo djathtas.

    Përgjigju
  • Pronari i grabitur nga kadastra: 31/07/2021 09:15

    Lame mos u mundo ti zbukurosh gjerat ,baterdin qe ke bere vet ti ne vlore nuk i shpeton burgut ,je pal me Julian metushin te fortin e vlores te keshillon ky ke do vendosesh drejtor...

    Përgjigju
  • redu: 31/07/2021 07:03

    Lane po flet kot ,qe politika mos te hyje ne punet e kadastres.Mos harro kush eshte Petro Koci ne histirine PS dhe sot qe eshte e deleguari i politik i Rames ne Fier.Ti ben kkomente pa sens ,se kapiteni drejton punen Jo .Pilitika ju ka emeruar ne krye dhe ka te drejte te kontrollj punen tuaj ne rast korrupsioni.Ke pergjegjesi shteterore per mbarevajtjen e kadastres

    Përgjigju
    • seiti: 01/08/2021 09:15

      lame ne fier kadstra ka legalizuar ndertime ne spital e poliklinik.shifi lame .fatmir osmani me letra fallco ika zaptuar.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës