Tiranë- Partia Demokratike ka vijuar me serinë e akuzave ndaj qeverisë. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka paralajmëruar gjatë një deklarate për shtyp se Partia Demokratike është e vendosur të anulojë çdo koncesion, duke pasur prioritet atë të check up.

Gjithashtu Vokshi u shpreh se pavarësisht rritjes së deklaruar vetëm 26 përqind e popullsisë që e përfiton, e ka bërë check up-in.

Ndërsa nga ana tjetër, deputeti Luçiano Boçi me anë të një statusi në Facebook ka folur mbi aktin normativ, i cili ka anuluar rritjen e pagave të arsimtarëve.

Sipas Boçit, mësuesi shqiptar vazhdon të konsiderohet si “bishti i kavallit” edhe pse në të vërtetë është arkitekti i së ardhmes së kombit.