ELBASAN- Pas akuzave të bëra nga kultivuesit, prodhuesit dhe tregtarët e duhanit për mungesë të informimit publik të tyre për çështjen e pagesës se akcizës së këtij produkti, ka reaguar dega e Doganës Elbasan. Në një deklaratë për mediat, kryetari i doganës së Elbasanit, Oligert Kume, tha se dega e kësaj dogane në bashkëpunim me “Crown Agents”, ushtroi kontroll në tregun informal të duhanit në Elbasan i cili është një produkt që i nënshtrohet akcizës.
Sipas Kumes, nga 14 shkurti 2014, dega e doganës Elbasan në bashkëpunim me institucionin e prefektit dhe kryetarët e njësive vendore, ka filluar fushatën sensibilizuese për pagesën e detyrimeve që kanë subjektet tregtare ose jo për t’u paraqitur dhe regjistruar pranë degës së doganës Elbasan për të gjitha produktet e akcizës, pije alkoolike, duhan, etj.
Tregtarët e duhanit akuzuan doganën e Elbasanit se nuk ishin informuar lidhur me çështjet e pagesës së akcizës së këtij produkti.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com