Akuzat për SPAK, i ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë: Nuk i përgjigjemi Sali Berishës, ai është non grata! Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi

TIRANË- Sali Berisha i vënë nën hetim bashkë me dhëndrin e tij për aferën Partizani, nuk ndal sulmet ndaj drejtësisë, duke e akuzuar se po përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por, i prerë është treguar i ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, i cili thotë se SHBA mbështet fuqimisht punën e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë.

I pyetur nga gazeta ‘Panorama’ nëse ka një koment për akuzat e Berishës ndaj SPAK, i ngarkuari me punë i SHBA, Wisner i kujton edhe njëherë ish-kryeministrit se është i shpallur non grata nga SHBA dhe se nuk ka përgjigje për një person që është futur në listën e zezë të Amerikës për korrupsion madhor.

"Nuk do t’i përgjigjem dikujt që është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor. Shtetet e Bashkuara janë krenare të mbështesin punën e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë dhe do të vazhdojmë të mbështesim kërkesat e popullit shqiptar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë."

Wisner thekson se korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërinë, dhe mbështet fort SPAK-un në hetimet ndaj korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes dhe krimit të organizuar.

Wisner ka komentuar edhe kaosin e krijuar prej javësh në Kuvend nga grupi i deputetëve të Berishës.

“Sigurisht që mund të ketë mosmarrëveshje për politikat, por ka nevojë për dialog konstruktiv, debat me respekt, si dhe pranimi se zyrtarët e zgjedhur nga çdo parti politike punojnë për njerëzit, për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë, si dhe për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj euro-atlantike”, ka thënë Wisner për Panorama.

Si përgjigje për Ramën, i cili thotë se reforma në drejtësi është falë PS, diplomati i SHBA thotë se janë 40 ekspertë amerikanë që financohen nga SHBA-të në mbështetje të drejtësisë.

“Përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë dhe të Shtetit, si dhe kolegët tanë nga FBI dhe DEA do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Shqipërisë”.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner thotë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të forta se kurrë.

“Jeni një forcë stabilizuese për të mirën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Shqipëria po shkëputet nga e shkuara dhe ecën përpara drejt Perëndimit, më e fortë dhe më e aftë se kurrë më parë”.

Pjesë nga intervista dhënë për 'Panorama'

Ka mjaft reagime ndaj hetimeve të SPAK ndaj disa ish-ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë, por edhe ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij. A mund të garantoni ju opinionin publik në Shqipëri se SPAK është i pavarur dhe jo i ndikuar nga pushteti, siç ka ndodhur në të kaluarën?

I ngarkuari me punë Wisner: Ne besojmë se SPAK po qëndron në lartësinë e atij mandati. Ka një shprehje në Shtetet e Bashkuara, që ‘drejtësia është e verbër’. I gjithë qëllimi për ngritjen e SPAK ishte të krijohet një institucion i pavarur për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshi në nivelet më të larta të qeverisjes. Kjo është gjëja më me rëndësi që ai të jetë vërtet i suksesshëm dhe i efektshëm. Kemi parë të hetohen, t’u ngrihen padi dhe të dënohen zyrtarë të niveleve të larta nga i gjithë spektri politik.

U referohem deklaratave politike të z. Berisha, i cili e konsideron SPAK si “kamxhikun e Ramës”, ndërsa Kryeministri Rama nga ana e tij e konsideron reformën në drejtësi dhe SPAK-un produkt të partisë së tij për shtetbërje. Cila është përgjigja juaj për këto pikëpamje të palëve politike në Shqipëri?

I ngarkuari me punë Wisner: Nuk do t’i përgjigjem dikujt që është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor. Shtetet e Bashkuara janë krenare të mbështesin punën e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë dhe do të vazhdojmë të mbështesim kërkesat e popullit shqiptar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Siç e vërejta, kemi investuar fort në suksesin e reformave në drejtësi të Shqipërisë, përfshi SPAK, përmes ekspertizës, financimit dhe mbështetjes sonë politike. Jemi krenarë të jemi partnerë me Shqipërinë. Çdo shqiptar meriton të jetojë në një vend ku secili është i barabartë përpara ligjit, ku shteti ligjor funksionon dhe ku secili ka një mundësi të barabartë për begati. Jo vetëm sepse e kërkon e ardhmja euro-atlantike e Shqipërisë, por sepse është gjëja e duhur.

A besoni se SPAK-u do t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri dhe si do ta mbështesni më tej këtë strukturë të posaçme prokurorësh, që të jetë e pavarur dhe të rrisë më tej besueshmërinë ndaj publikut shqiptar?

I ngarkuari me Punë Wisner: Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Shqipërisë dhe rrugës së saj euro-atlantike. Ambasadorja Kim e kishte zakon të thoshte se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur, por po e shohim të japë rezultate. Vazhdon të ketë të drejtë. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e aleatët tanë do të vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, përfshi mbështetjen tonë për SPAK-un. Përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë dhe të Shtetit, si dhe kolegët tanë nga FBI dhe DEA do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Shqipërisë. Mendoj se ia vlen të vihet në dukje se në gjashtë vitet e kaluara, Shtetet e Bashkuara kanë investuar mbi 27.5 milionë dollarë në programet për ligjzbatimin dhe reformën në drejtësi në Shqipëri.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/12/2023 02:20

    Sa mire ua ka bere qe te dyve,si Rames,si Berishes! Keshtu i duan mushkat drute se u duket vetja si gjela maje plehut!

    Përgjigju
  • Linda: 11/12/2023 16:31

    Familja Berisha dhe Berisha ligjin e duan te zbatohet vetem per te tjeret dhe jo per ata vete ose per ata qe bashkounojn me ata.Ka kohe qe Amerika u ka treguar vendin po arroganca qe tregon kjo familje ndaj vendimit "non grada" dhe drejtesis shqiptare le per te desheruar! Ata qe tregojn me gisht te tjeret neper kanale qe i perdorin si private jane miliardiret qe ndan pronat shqiptare dhe pasurit e pa luajtshme me Berishen se keta qe u kapen me miliona jane nje hic para tyre! Do kemi surpriza se opozita nuk u nda kot ne 3 pjes ka shume llum posht kembeve te tyre ,le te gerthasin nga mengjesi ne dark le te djegin cfare te duan nuk i beson me njeri, te tere do dalin para drejtesis!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKSSTRIOTI: 11/12/2023 15:51

    OK,ZV/AMBASADORIT: -Por militantët e non gratës të nxirë me bojë si Ai nuk pyesin as ZOTIN për atë që i ka Pasuruar marramëndës dhe më pas TREDHUR në 33 VITE,duke përdhosur drejtësinë,Demokracinë, Shkatërruar mbi 500 ekonomi..350 mild.$ 1992-2013..qësot po vërtetohen nga hajdutëria e DHËNDRRIT MSLLTEZI,Që për faqen e zezë të Gj/Olldashi doli nga burgu,ndonse ka vjedhur mbi 30 pasuri materiale e monetare me firmën e vjerrit KM. -Fatkeqsia e madhe qëndron se Sb nuk ka shkuar 3 herë në Gjykatë duke i bër KARSHILLËK SPAK,GJKKO,SHBA,BE,90 % të popullit Shqipëtar. -Dhe për këtë hezitim të Sb nuk e ka pyetur Zv/Ambasadorin PANORAMA,As edhe për kërcënimin që Sb i bëri GAZETARIT ITALIAN CARLO BOLLINO më të mirin në Shqipëri. -Nëse SPAK+GJKKO nuk arreston Sb SHBA nuk duhet të pretendoi se DREJTËSIA E FINANCUAR PREJ TYRE do të bëhet e mirë në këtë vënd. -Nëse në Shqipëri qenkan 40 jurist Amerikan..çfarë bëjnë ATA..?? A e shofin Ata reagimin e Shqipëtarve që Sb po I VË FLAKËN KUVËNFIT,PO SHPIF PËR KËDO QË NUK ËSHTË ME TËËË..! -Populli ka pritur me kohë REAGIMIN E AMBASAËS AMERIKANE NDAJ S.BERISHËS DHE LAKEJVE TË TIJ..!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 11/12/2023 15:20

    Shqiperia e ngrate 500 vjet nen Perandorine Osmane,40 vjet nen Perandotine Staliniane dhe 33 vjet nen Perandorinen Sorosiane....ahhhhhh SHQIPËRIA E NGRATË....nuk ben nje hap përpara me ndergjegjen e saj... pse keshtu???? Kaq të nëmur ne shpirt jemi ne SHQIPTARET.....??? Pse prodhojme vrasës të vetvetes??? Kaq energji negative te kemi si popull,si komb,si shoqeri??? Nuk ma do shpirti im kurre që ne SHQIPTARET te jemi kaq te vobeket ne shpirtë,JO KURRE! Shqiptarë mos shikoni kisha e xhamia se FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA-VASO PASHKO SHKODRANI...VEÇ kishës e xhamisë,shqiptaret e mi te madherishem i bëni kakën edhe partise

    Përgjigju
  • Valter: 11/12/2023 13:40

    SHBA ndaloi hyrjen e Berishes ne SHBA dhe e listoi me arsyen per korrupsion madhor ne favor te femijeve te tij. Ai eshte nen "hetim" ne Shqiperi nga prokuroret shqiptare, kuptohet nen asistencen e stafit te z. Wisner. Javen e kaluar ne median boterore u njoftua se ne SHBA prokuroria federale u detyrua te ngrinte akuze ndaj te birit te presidentit Biden per probleme me taksat dhe mund te denohet deri ne 17 vite burg. Shperdorimet miliona dollarshe te te cilit perdornin si justifikim per mosndershkim babane. Ata per pak e mbyllen ceshtjen kur dakordesuan nje marreveshje porse u gris nga gjykata federale. Disa whistleblower nga IRS deshmuan se ligji eshte nje per te gjithe. Perfshire Bidenin e ri. Ne krahasim, duket se kush ka kryer korrupsion madhor per familjen. Jo me llafe por prova dhe deshmi. Shembulli sesi prokuroret e SHBA vepruan me Bidenet deshmon qarte per nje rast unik pandershkueshmerie ndaj nje korrupsioni dhe zhvatje madhore. Ndoshta kjo eshte cka z. Wisner ka nder mend kur deklaron per kryezhvatesit kryesore ne Shqiperi, Rama dhe Veliaj, per te cilet njesoj prokuroria kujdeset ti mbaj larg hetimit. E kuptojme qe sherbimet qe keta individe kane kryer dhe kryejne ndaj administrates ku z. Wisner punon mbeten te "vyera" dhe ata kane detyre te mbrojne bashkepuntoret e tyre. Por jo prokuroret tane. Per fat te keq edhe ata jane njesoj "bashkepuntore" te disa burokrateve mediokerr e te korruptuar sic paraardhesja e ndoshta vete z. Wisner. Hipokrizia e z. Wisner eshte epike, sidomos ku liston 27 mil dollare mbeshtetje per bashkepuntoret e tyre ne "drejtesi" ose me sakte parate e programeve te DASH per vizita ne SHBA, trainime, dreka e darka e me radhe ose sporti me i preferuar i tyre per bashkepuntore servile neper vende te ndryshme te botes.

    Përgjigju
  • Erioni: 11/12/2023 12:16

    Po c'tu desh me miellin e gjermanit o Sali ziu

    Përgjigju
    • Lakja: 11/12/2023 14:43

      O derdimen njëri.. qe në fakt bën humor duke Italy me veten tende.. Sali krimineli qe ju Harrogate enri nuk ka ngrene miellin e Gjermanit se ate nuk ka dhembe per ta ngrene dot.. por ka ngrene miellin tend dhe jeten tende ashtu sç ka ahkaterruar, vrarë dhe plaçkitur te githe shqiptaret e tjere.. eshte thjesht qe qelbesire qe kerkon ejde gjak dhe shkaterrim

  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Përfundoi me makinë brenda lokalit, arrestohet shoferi 31 vjeçar që shkaktoi aksidentin e 'frikshëm' në Elbasan

Përfundoi me makinë brenda lokalit, arrestohet shoferi 31 vjeçar që shkaktoi aksidentin e 'frikshëm' në Elbasan