Tiranë- Gjykata e Posaçme dënoi me 8 vite burgim Franko Gjalpin, i akuzuar për trafik armësh dhe grup të strukturuar kriminal.
Vendimi është shpallur ditën e sotme nga GJKKO, që e deklaroi fajtor të pandehurin për tre vepra penale dhe dha 12 vite izolim në total.
Por me bashkim dënimesh dhe zbatim të gjykimit të shkurtuar, Gjalpit iu ul dënimi deri në 8 vite burg, që do e vuajë në një burg të sigurisë së lartë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për dosjen nr. 60 të vitit 2023, për kryerjen e veprave penale
“trafikimi i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë dhe kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “kryerja e veprave penale
nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri. Në fund të procesit konfiskohen ose i kthehen, ku mes tyre celular, veturë “Benz”, arma e zjarrit dhe një bllok me shënime.
Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë