TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot (17 janar) për herë të dytë kërkesën e Sali Berishës për të shfuqizuar masën 'arrest shtëpie', për të cilën kryetari i PD-së qëndroi për 11 muaj i mbyllur dhe iu ndryshua me vendim të GJKKO-së më 27 nëntor 2024.
'Në aspektin substancial Gjykata vlerësoi proporcionalitetin e masës së arrestit ne shtëpi në drejtim të nevojës, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë. Gjykata bazuar në nenin 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, vendosi rrëzimin e kërkesës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh. Në përfundim Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese', thuhet në vendim.
Gjykata vlerëson se në lidhje me pretendimin për procedurën parlamentare për dhënien e autorizimit nga Kuvendi, gjykata me shumice votash çmoi se ky pretendim është i pabazuar.
'Për sa i takon themelit të çështjes, duke mbajtur në konsideratë argumentet, parashtrimet dhe prapësimet e palëve, Gjykata vlerësoi se: 1. Në lidhje me pretendimin për procedurën parlamentare për dhënien e autorizimit nga Kuvendi, sipas nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, Gjykata me shumice votash çmoi se ky pretendim është i pabazuar', thuhet në vendim.
Në lidhje me pretendimet për cenim të lirisë personale (neni 27 i Kushtetutës), të lidhur me te drejtën për t’u zgjedhur ( neni 45 i Kushtetutës), Gjykata i vlerësoi ato në dy aspekte: në aspektin procedural dhe aspektin substancial.
A) Në aspektin procedural, Gjykata vlerësoi procesin gjyqësor në të cilin ishte vendosur zëvendësimi i masave të sigurimit me atë të arrestit në shtëpi në drejtimet e mëposhtme:
i) parimi i paanshmërisë së gjykatës i lidhur me të drejtën e mbrojtjes efektive;
ii) së drejtës së aksesit të lidhur me standardin e arsyetimit të vendimit.
Gjykata me shumicë votash vlerësoi se këto pretendime nuk janë të bazuara.
B) Në aspektin substancial Gjykata vlerësoi proporcionalitetin e masës së arrestit ne shtëpi në drejtim të nevojës, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.
Masa e sigurisë 'arrest shtëpie' u dha Berishës nga GJKKO më 30 dhjetor 2023 po me kërkesë të SPAK, dy muaj pasi Berisha refuzonte të zbatonte 'detyrimin me paraqitje para prokurorisë' . Për këtë kërkesë SPAK fillimisht kërkoi autorizimin e Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 21 nëntor 2024 ankimin e Sali Berishës për të shpallur antikushtetuese‘ masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje’, dhënë fillimisht nga GJKKO, me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve të dosjes për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv‚ Partizani‘.
(Kliko këu për të lexuar dokumentin e plotë)