Akuzohej për vrasjen e babait birësues, 31-vjeçari që u braktis në shkallët e maternitetit bën paqe me fqinjët në 'Pa Gjurmë'

TIRANE- Pas denoncimit për një konflikt në fshatin Kakruk të Skraparit, në studion e emisionit, nga 31-vjecari Kreshnik Baze, "Pa gjurmë" udhëtoi në këtë fshat, 30 minuta larg nga qyteti i Poliçanit.

31-vjecari u braktis në shkallët e maternitetit 31 vite më parë, e ndërsa është në kërkim të prindërve biologjik. Megjithatë, edhe jeta në fshatin Kakruk të Skraparit me prindërit birësues, për të nuk ka qenë e lehtë.

Ai denoncoi në ''Pa gjurmë'' se prej disa kohësh ishte në konflikt të vazhdueshëm me fqinjët, për një gardh, madje këta të fundit e kishin kërcënuar me jetë. Sikur kjo të mos mjaftonte, fqinjët e akuzojnë si autor të vrasjes së babait birësues, gjë për të cilën Kreshniku e mohoi kategorikisht në studion e emisionit "Pa gjurmë" në Report Tv.

Lidhur me këtë konflikt, stafi ''Pa gjurmë'' mbërriti në orët e para të mëngjesit, aty ku u prit jo vetëm nga palët në konflikt, por edhe nga banorë të shumtë të këtij fshati me ta edhe Kryeplaku i fshatit Kakrukë, të cilët kishin mësuar edhe më shumë detaje nga kjo histori, pas denoncimit që u bë nga Kreshniku live në ''Pa gjurmë''.

Shoqëruar nga avokati Eduard Mullaraj dhe Drjetori i Agjensia "Stop Krimit" Fatmir Sena, realizuam këtë takim, shkak për të cilin u bë konflikti i më shumë se dy muajve. Fqinjët i kishin hedhur fajin njëri-tjetrit. Të dy palët në konflikt si familja Baze ashtu dhe familja Shabani kishin pasi fillimisht konflikt verbal, konflikt i cili kishte shkuar deri në ndërhyrjen e institucioneve vendore dhe forcave policore. Këta të fundit edhe pas pranisë së tyrë në vendngjarje nuk kishin bërë të mundur rënien në dakortësi për shtyrjen e gardhit 30 cm brenda oborrit te familjes Baze. Kjo e fundit kundërshtonte kërkesën bërë nga ana e familjes Shabani për të zgjeruar rrugën e përbashkët. Sherri për një gardh u zgjidh falë ndërhyrjes së ''Pa gjurmë'' dhe avokatit në terrën të cilët bënë të mundur që fqinjët të arrinin ti jepnin dorën njëri tjetrit.

Pas ndërmjetësimit, Avokati Eduard Mullaraj i ftuar në studio, shtoi se ky konflikt në pamje i vogël, vjen si pasoj e kushteve të vështira ekonomike që banorët e fshatit gjendeshin.

Kreshniku u birësua nga Bashkim dhe Zymbyle Baze nga Skrapari, ndërsa jeton në Kakrukë prej 30 vitesh. Kryefamiljari i familjes Baze, një vit e gjysëm më parë i dha fund jetës duke u vetvarur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqip: 22/10/2019 11:02

    E gjitha kjo, per 30 cm gardh... E frikshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja