Durrës/ Akuzohen për vrasjen dhe groposjen e trupit të babait të tyre, shtyhet gjyqi ndaj tre fëmijëve të Pëllumb Metës
Hygerta, Pëllumb (viktima) dhe Hysen Meta
Në Gjykatën e Durrësit u mbajt sot seanca e radhës ndaj fëmijëve që akuzohen se vranë babanë e tyre, Pëllumb Metën, në Shën Vlash.
Për shkak të mungesës në gjyq të Hysen dhe Hygerta Metës, dy prej fëmijëve të viktimës, ndërsa tre janë të arrestuar për krimin, gjykata ka shtyrë procesin duke kërkuar praninë e tyre fizike, të detyruar në seancë, për të dhënë deklarimet e para.
Në dhjetor, Prokuroria e Durrësit përfundoi hetimet dhe çoi për gjykim pesë persona të akuzuar për përfshirjen e tyre në këtë krim të rëndë, mes të cilëve janë tre fëmijët e viktimës, nëna e tyre, dhe një person tjetër që ka ndihmuar në fshehjen e provave. Akuza për vrasje në bashkëpunim rëndon mbi vëlla e motër Hysen dhe Hygerta Meta.
Hysen Meta, një nga të akuzuarit kryesorë, përballet me akuzat për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim.
Hygerta Meta, e cila ka marrë përsipër krimin, akuzohet gjithashtu për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, si dhe fshehje e asgjësim të kufomës. Ndërkaq vëllai i tyre Amarildo Meta, akuzohet për “Fshehjen dhe asgjësimin e kufomës”, të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 303 të Kodit Penal.
Ndërkohë, Blerina Meta, bashkëshortja e viktimës, akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në bazë të nenit 301 të Kodit Penal.
Fëmijët e kishin vrarë Pëllumb Metën më 10 shkurt dhe e denoncuan të zhdukur më 13 shkurt. Nga hetimet e thelluara u zbulua krimi tronditës në familje. Krimi i rëndë u zbulua më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë, në oborrin e shtëpisë në fshatin Shënavlash të Durrësit. Në gjendje të lirë po hetohet nëna e tyre, Blerina Meta.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.7%
-
Jo
81.3%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Durrësit, 2 të rinj në pranga
14 Mars, 12:17
-
Moti i keq/ Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Rinisin nesër
14 Mars, 09:59
-
Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit u bën ‘dhuratë’ vëllezërve Duka ‘Zip Line’ privat në kodrat e Lalzit
13 Mars, 14:34
-
Dhunoi brutalisht 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Muriqan! Ishte në kërkim
13 Mars, 14:19
-
U kap me 223 mijë euro në Portin e Durrësit, Gjykata cakton 30 ditë arrest në burg për 36-vjeçarin: Shitëm një pronë në Itali, nuk janë lekë krimi
13 Mars, 12:48
-
EMRAT e PD në listën e mbyllur në qarkun e Durrësit dhe Fierit! Anëtari i Kryesisë-Berishës: Më keq se në se 2013 dhe 2021
12 Mars, 17:37
-
Rama inspekton investimet e qeverisë në Durrës! Shëtitorja e re, zgjerohet 100 metra plazhi i vjetër! Kampus i ri i Fakultetit të Studimeve Profesionale
12 Mars, 13:14
-
Sekuestrohen sërish rreth 110 mijë euro të ardhura nga krimi në Portin e Durrësit! Arrestohet 40-vjeçari, i kishte fshehur brenda xhinseve (VIDEO)
12 Mars, 12:50
-
Moti i keq dhe erërat e forta, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Durrës për dy ditët në vijim
12 Mars, 12:13
-
Rama dhe Koçiu inspektim në Qendrën Spitalore të Kavajës: Ofron shërbime për rreth 100 mijë banorë të zonave përreth
11 Mars, 18:47
-
Berisha fut besnikët në listën e mbyllur të Tiranës, ‘zhduken’ Tabaku e kandidatët më të votuar të Primareve! Garo në listën e sigurt në Durrës, mori vetëm 32 vota (EMRAT)
11 Mars, 11:09
-
Durrës/ Debate në këshillin bashkiak për rialokimin e 8 mln eurove të papërdorura të rindërtimit, opozita voton kundër
10 Mars, 20:26