Akuzohet nga KE se nënvlerëson sulmet e Vuçiç ndaj demokracisë dhe ndihmoi Dodikun e Bosnjës, PE nis hetimet për Varhelyi

Akuzohet nga KE se nënvlerëson sulmet e Vuçiç ndaj demokracisë dhe ndihmoi Dodikun e Bosnjës, PE nis hetimet për Varhelyi

Oliver Varhelyi

Parlamenti Evropian ka aprovuar zyrtarisht kërkesën e Komisionit Evropian për hetimin e brendshëm ndaj Komisionierit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.

Ai akuzohet për favorizimin e Serbisë gjatë negociatave, dukë nënvlerësuar sulmet e Vuçiç ndaj demorkaracisë si dhe për a ndihmuar edhe veprimet separatiste të Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH).

Oliver Varhelyi, është hungarez dhe aleat i kryeministrit nacionalist, pra të ekstremit të djathtë, Viktor Orban. Përmbledhja e tij përfshin marrëdhëniet me rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit, ku shumë vende po përpiqen të bashkohen me bllokun 27-vendesh dhe ai mbikëqyr bisedimet e tyre të pranimit, shkruan Ëashington Post.

Në një raport të miratuar në Strasburg, Francë, ligjvënësit i kërkuan Komisionit Evropian të nisë “një hetim të pavarur dhe të paanshëm nëse sjellja e përfshirë dhe politikat e ndjekura nga” Varhelyi janë në kundërshtim me kodin e sjelljes së komisionit dhe detyrimet e tij të traktatit të BE-së.

Në fillim të këtij muaji, presidenti serb Aleksander Vuçiç goditi kërkesat e BE-së që ai të zbatojë sanksionet kundër Rusisë për luftën në Ukrainë, duke i quajtur ato një ndërhyrje “brutale” në punët e brendshme të vendit të tij. Orban ka kritikuar sanksionet e BE-së, duke thënë se ato dëmtojnë më shumë ekonominë hungareze. Edhe pse zyrtarisht kërkon t’i bashkohet klubit të kombeve të Evropës, Serbia ka injoruar vazhdimisht thirrjet për të harmonizuar politikat e saj të jashtme me ato të BE-së, duke përfshirë sanksionet.

Ç'ndodhi në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg:

Socialistët dhe Demokratët janë të alarmuar nga raportet se komisioneri Várhelyi qëllimisht kërkon të minojë qendrën e reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit në vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE. Komisioneri Várhelyi vazhdimisht nënvlerëson sulmet e presidentit serb Vuçiç ndaj demokracisë dhe, dyshohet se ka ndihmuar edhe veprimet separatiste të Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH).

S&D-të arritën të vënë një vulë të fortë në raportin e CFSP-së kur bëhet fjalë për rritjen e mbështetjes së BE-së për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Raporti mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, bën thirrje për sanksione ndaj Milorad Dodik dhe organizatorëve të Ditës jokushtetuese të Republikës Srpska më 9 janar, dhe denoncon përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar rajonin. Një prej eurodeputetëve të grupit S&D për politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, Thijs Reuten thotë:

“S&D-të ranë dakord për kandidaturën e komisionerit Várhelyi me kusht që ai të veprojë vetëm në interes të të gjithë BE-së. Jo në interes të qeverisë në Budapest. Tani, tre vjet në detyrë, ka arsye serioze për të besuar se Komisioneri ndjek axhendën e Orban.

“Roli i Komisionit Evropian është të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë. Jo e kundërta. Mbështetja e qëndrimeve nacionaliste dhe separatiste të Dodikut nuk do të ishte vetëm kundër Kodit të Sjelljes për anëtarët e Komisionit Evropian, por edhe lojë me zjarrin.

“Përgjegjësia për Komisionin është thelbësore. Ne nuk bëjmë gjykime. Kjo varet nga rezultati i hetimit. Por raportet e vazhdueshme për Komisionerin e Orbanit që shoqërohet me autokratë për të minuar demokracinë kërkojnë veprim të menjëhershëm”.

Hetimet në Parlamentin Evropian janë duke nisur pas tronditjes së madhe që u bë me prangosjen e 4 zyrtarëve të lartë, si lobues të politikave të Katarit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja