Akuzohet për blerje votash, GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit për përjashtim të gjyqtarëve! Do thirren si dëshmitarë kancelari i Gjykatës dhe Prokurorisë së Vlorës

Akuzohet për blerje votash, GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit për përjashtim të gjyqtarëve! Do thirren si dëshmitarë kancelari i Gjykatës dhe Prokurorisë së Vlorës

Në procesin ndaj Fredi Belerit, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarëve Erion Çela dhe Irena Gjokës me pretendimin se janë treguar të njëanshëm ndaj tij.

Në seancën e sotme u paraqitën 5 dëshmitarë mes tyre një gazetar lokal që intervistoi Avdyl Ramën, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Ramës.

Dëshmitarët e tjerë ishin banor të Himarës të cilët dhanë sqarime se kishin miqësi me Belerin dhe e takonin disa për shkak të fushatës zgjedhore e disa si bashkëqytetar të Himarës.

Avokatët paraqitën kërkesën që në listën e dëshmitarëve të thërriten kancelari i gjykatës së Vlorës dhe ai i prokurorisë së të njëjtit qytet.

Vetë Fredi Beleri ishte i pranishëm në seancë ku parashtroi disa pretendime: ‘Çështja është montuar keq. Prokuroria e Vlorës është vënë në shërbim të policisë dhe janë manipuluar provat. Kam kërkuar informacione për personat që kanë falsifikuar provat.  Këto informacione janë të nevojshme një mbrojtje normale. Më kanë futur në burg me një dëshmi penaliteti tp falsifikuar. Vijon manipulimi nga Prokuroria, nuk dihet për çfarë arsyesh. Ndihem i ofenduar dhe i diskriminuar. Kërkojnë me doemos të më dënojnë.’

Seanca u shty për në datën 10, ndërsa u pranua kërkesa e avokatëve që të thirren edhe dy dëshmitarët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:09
Gjyqi ndaj Belerit, avokati: I sollëm prokurorisë personin e vërtetë si dëshmitar! Prokuroria e ka hapur telefonin

 

Në seancën e sotme në ngarkim të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, avokatët mbrojtës thanë se dëshmitari që ishte sjellë si provë nga prokuroria në fakt ishte një tjetër person.

“Prokuroria tha se ka qenë Arseni në këtë foto dhe ne i sollëm dëshmitarin e vërtetë dhe provoi që nuk ishte i njëjti person. Është Thoma Bogdani dhe pranoi që ka qenë në këtë foto më datën 10 ora 10. U provua qartë se është një tjetër. E gjeti BKH-ja në fazën e mbikëqyrjes. Edhe ne e gjetëm personin dhe e sollëm meqë jemi në fazën e dëshmitarëve”, tha ai.

Avokati Geni Gjyzari tha se prokuroria ka hapur telefonin e kryebashkiakut të zgjedhur.

“Qëndrimi i zotit Beleri është konstant, kërkon proces të rregullt dhe ligjor. Nuk i është garantuar deri në këtë moment. Është proces me dy standarde. Celulari është hapur që në ditët e para. Iu garantoj që po të shikonin elementë të paligjshëm në celular do ta linin ata? E kanë hapur, iu siguroj”, deklaroi ai për mediat.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare