Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt paraburgimit të Fierit, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Report Tv ka siguruar pamje kur Agasi ka mbërritur në paraburgimin e Fierit me furgon të 'Burgjeve'. Transferimi i tij mësohet të jetë bërë si masë 3-mujore nga Komisioni Disiplinor, pasi dyshohet se gjatë qëndrimit në qeli në Bradashesh, i është gjetur një celular.

Transferimi i tij vjen pasi ditën e djeshme me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kryebashkiaku Erion Veliaj u transferua nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit.

Lajm në përditësim...