Interpol Tirana  ka ekstraduar drejt SHBA-së  shtetasen amerikano-kanadeze, Lyda Yolanda Harris e cila akuzohet  se ka mashtruar qytetarët në Amerikë.

Lyda Harris ishte arrestuar në vendin tonë në muajin gusht 2021, nga njësia policore speciale “Joint Shield”, në bashkëpunim  me Interpol Tiranën , me qëllim ekstradimi për në SHBA.

Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë. Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve, duke i kërkuar vlera monetare me pretendimin se do ndihmonin të afërm të tyre të sëmurë.

Lyda Harris, një shtetase amerikano -kanadeze është arrestuar më 2 gusht  nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të ambasadës amerikane.   

Po ashtu është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, 47-vjeçar Defrim Iseberi i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky akuzohet nga Gjykata e Apelit Shkodër se në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale "Vrasje me paramendim" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Defrim Iseberi më datë 16.10.1997, në Kukës, ka vrarë me armë zjarri D. M.