Akuzohet për pastrimin e 18.3 mln euro të Cosa Nostras, shtyhet seanca për Rezart Taçin! Avokatja kërkon pushimin e çështjes: Po gjykohet në Itali

Akuzohet për pastrimin e 18.3 mln euro të Cosa Nostras, shtyhet seanca për Rezart Taçin! Avokatja kërkon pushimin e çështjes: Po gjykohet në Itali

Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme shtyu sërish për datën 18 janar seancën gjyqësore ndaj Rezart Taçit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.3 mln euro të mafias italiane. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie "arrest në burg" dhënë në mungesë ndaj tij.

Seanca e kësaj të hënë u shty me kërkesë të avokates së Taçit e cila tha se do t’i paraqesë me shkrim parashtrimet e kërkesave për papërdorshmëri dhe pavlefshmëri të provave. Avokatja Ilenja Mëhilli kërkoi pushimin e çështjes duke u bazuar edhe në kërkesën e prokurorit që ka veçuar çështjen për italianët dhe i la dërguar në Itali.

Mëhilli tha se është mbajtur standard i dyfishtë për Rezart Taçin, pasi nuk mund të procedohen dy herë për të njëjtin fakt penal.

Përkatësisht procesi është veçuar për shtetasit Frencesco Zummo, Ignazio Zumo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli për të cilët po vijon procesi në Itali gjithashtu sipas avokatëve edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi po gjykohet atje. Në këtë proces Taçi akuzohet për "pastrim parash" dhe "grup të strukturuar kriminal".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arditi: 08/01/2024 18:43

    AHahhahhahahhaha ahahahahhahahahaah ahahhaaaahahahah komike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta e bën të qartë: Kam bërë shkollën e Ramiz Alisë, Nanos dhe Berishës për këtë ditë! Kush ëndërron lojëra e ka gabim

Meta e bën të qartë: Kam bërë shkollën e Ramiz Alisë, Nanos dhe Berishës për këtë ditë! Kush ëndërron lojëra e ka gabim