Akuzohet se hodhi foshnjën e saj 11 muajshe në lumë! Dëshmia e 29 vjeçares greke: Më ra nga krahët, nuk hyja dot në ujë për ta shpëtuar

Akuzohet se hodhi foshnjën e saj 11 muajshe në lumë! Dëshmia e 29 vjeçares greke: Më ra nga krahët, nuk hyja dot në ujë për ta shpëtuar

29 vjeçarja që akuzohet për vrasjen e fëmijës së saj

29 vjeçarja greke ka vijuar të mohojë akuzat e policisë për vrasjen e foshnjës së saj 11 muajshe, që u gjet e pajetë në një lumë mbrëmjen e ndërrimit të viteve.  Ajo tha se nuk e kishte lënë ajo fëmijën në lumë, por se i kishte rënë nga krahët.

“Nuk e vrava unë fëmijën, lëvizi shumë teksa e mbaja në krahë dhe ra në ujë. Nuk mund të hidhesha në ujë për ta nxjerrë jashtë. Më akuzojnë për gjëra që nuk i kam bërë. E doja shumë vajzën time”, mësohet të ketë deklaruar ajo në polici.

Të njëjtin qëndrim pritet të mbajë edhe nesër paradite kur do të dalë para hetuesisë në Gjykatën e Verias. Të nesërmen foshnja do të kishte ditëlindjen dhe do të mbushte një vjeç.

Ditën e djeshme, u raportua ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë ku 29 vjeçarja akuzohet se ka hedhur fëmijën e saj në një lumë dhe më pas është larguar për të kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në një hotel të Aleksandrias. Ajo u largua nga vendngjarja me një taksi, ndërsa taksisti deklaroi se nuk dyshoi aspak për një ngjarje të tillë pasi 29 vjeçarja nuk dukej aspak e shqetësuar. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë